Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akuzat e Canit: Bode vodhi naftën

Akuza të forta janë adresuar sot nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në adresë të paaradhësit të tij Ridvan Bode dhe qeverisë së mëparshme. Sipas Canit janë vjedhur rezervat e shtetit si dhe është abuzuar me naftën. Sipas tij, nëse do të kishte udhëtuar aq sa ka “harxhuar” naftë Bode do të kishte bërë 200 km në ditë me makinë. Akuzat e Canit nuk janë përtypur lehtë nga deputeti i PD-së Ridvan Bode, i cili i kërkoi akuzuesit të shkojë në prokurori. Akuzat u bënë gjatë diskutimit të buxhetit faktik të vitit 2012.

Akuzat e Canit

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në fjalimin e tij akuzues tha se ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë shkaktuar një boshatisje të buxhetit të shtetit për shkak të shpenzimeve pa kriter. “Çifti 2B nuk e kuptoi që ekonomia kishte marrë rrokullimën. Rezervat e qeverisë dhe pse dimri ishte përpara i grabitën dhe pilafin e groshën në shtëpi rrezik i bëjnë në shtëpi nga rezervat. Ish-qeveritarët që kanë grabitur para nga buxheti, prona në hipoteka, nuk janë mjaftuar dhe kaq, por kanë pirë dhe naftën në përdorim. Ish ministri i bie të ketë udhëtuar 200 km cdo ditë, duket e ka inspektuar rrugën Tiranë-Pekin”, tha Cani.

Gazeta mapo, 27.11.2013