Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

A duhet të gëzohemi nga zbulimi i rezervave të naftës e gazit në Shpirag

Ne mesin e krizes politike qe ka pllakosur vendin prej disa muajsh, ne nje kohe kur “telegramet vene e vine, nga Londoni ne Athine”, sic thote nje shprehje e njohur, publikut ju servir “sihariqi” qeveritar se “Testimet e para të kompanisë Shell Upstream Albania B.V. (Shell) në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë në vendin tonë.” (http://ata.gov.al/2019/05/24/shell-konfirmon-potenciale-te-rendesishme-nafte-ne-shpirag/). Si nje ish-zyrtar i larte shteteror, emetimi i ketij lajmi nuk mund te mos me gezonte. Ne nje vend ku borxhi publik ze 80% te GDP dhe rritja ekonomike eshte tejet anemike dhe rimekembja pas krizes globale pritet te zgjase edhe disa vite me shume se ne vendet perreth, nje zbulim i tille duhet te gezoje pa dallim te madh e te vogel, por… Ne qeverisjen difektoze shqiptare ka gjithmone nje “por” qe te ze ne gryke edhe nje gezim sado te vogel, “normal”, por vetem ne “kohe normale”, qe nuk eshte rasti per te cilin po flasim…Sipas Opencorporates.al kompania Shell Upstream Albania B.V. operon si nje dege (filial) i kompanise Suedeze me te njejtjn emer dhe eshte rregjistruar ne Tetor 2011 (http://opencorporates.al/en/nipt/l21807009i), ndonese burime te tjera te informacionit flasin per prezencen e kesaj kompanie ne kerkimet e naftes ne Shqiperi prej vitit 1994. Kerkimet ne burime te besueshme online nuk ofrojne te dhena mbi aksioneret/pronesine e kesaj kompanie, ndersa te dhenat e pakta financiare i takojne viteve 2014 e 2015… Edhe ne faqen e Internetit te kompanise (https://www.shell.al) informacioni qe ofrohet eshte i natyres propagandistike dhe tejet i pamjaftueshem, por ky nuk eshte qellimi i ketij komenti. Ne faqen zyrtare te Agjencise Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ne nje lajm te Shkurtit 2018, ne stilin e “likes and shares” thuhet se kjo agjenci “…përmbylli me sukses negociatat 2-vjeçare me kompaninë Shell Upstream si përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në këtë proces. “ (http://www.akbn.gov.al/?s=Shell+Upstream+Albania+B.+V&lang=sq). Ne fakt, ne te njejtin informacion behet me djje se negiciatst kane filluar ne Korrik te vitit 2015. Ne nje raport auditimi te vitit 2016, KLSH verente se ne vendin tone “…67,7% e energjive te prodhuara janë nga nafta; industria nxjerrëse (pra përfshirë dhe sektorin minerar) kontribuon rreth 5% në GDP dhe në buxhet (përfshirë dhe energjinë elektrike) grumbullohen prej tyre 3,5% e të ardhurave; …etj., i bëjnë hidrokarburet një element të rëndësishëm për garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes ekonomike dhe punësimit.” (http://www.klsh.org.al/web/hidrokar_perf_2993.pdf). I njejti raport, me te drejte ve ne dukje se “KLSH është e shqetësuar për mungesën e fitimit të shtetit shqiptar nga marrëveshja hidrokarbure në fazë prodhimi …pasi, nga auditimet e rregullshmërisë …gjatë 4-5 viteve të fundit, ka rezultuar se faktori R është më i vogël se 1 (Raporti i shpenzimeve të kryera me të ardhurat e realizuara nga shitja e naftës brut), duke shfaqur dhe pëformancën e dobët të veprimtarisë së tyre në këtë drejtim.” Raporti ne fjale, duke analizuar perfitueshmerine e shtetit Shqiptar ne nje nga fushat tona naftembajtese te Europes nenvizonte shqetesimin e ligjshem sd “…edhe pas 12 viteve shfrytëzim të vendburimit të Patos-Marinzës, kompania B P nuk ka arritur të dalë me fitim, duke i kufizuar përfitimet e shtetit shqiptar vetëm në 1% të prodhimit, në 10 % të rentës minerare, si dhe në zvogëlim të vazhdueshëm të prodhimit paraekzistues.” E nisur nga pervoja e hidhur e shfrytezimit grabitqar nepermjet kompanive “ofshore” te kesaj pasurie shume te rendesishme kombetare, une shtroj pyetjen: a ja vlejne marreveshje te tilla hidrokarbure qe “dhurojne” pasurite kombetare kompanive te huaja te cilat kane vetem nje qellim; maksimizimin e fitimeve te tyre ne nje kohe sa me shkurter permes shfrytezimit agresiv te burimeve ne dispozicion? A do te kete te njejtin fat edhe Marrëveshja për Bllokun 2 dhe 3 me qeveritar se “Testimet e para të kompanisë Shell Upstream Albania B.V.? Nuk deshiroj te bej Kasandren dhe sinqerisht deshiroj me te miren per Atdheun tone te shtrenjte por nuk mund te mos ve re se mungon transparenca e nevojshme (marreveshjet hidrokarbure janesekret” dhe ato nuk i disponon as Kuvendi i Shqiperise) dhe negocimi e nenshkrimi i tyre, pavaresisht terheqjes se vemendjes dhe rekomandimeve thellesisht profesionale te KLSH, eshte bere mbi te njejtat psrime dhe kritere. Dmth konkluzionet dhe rekomandimet e KLSH pergjjthesisht jane injoruar nga ekzekutivi, ndoshta nen presionin e interesave korruptive te kompanive te huaja, lobeve te rendesishme politike dhe te biznesit vendas si dhe te oligarkise. I humburi ne cdo rast ishte dhd mbetet “sovrani” te cilit i serviren lajme si ky i sotmi qe te kujtojne “dashuri ne kohen e koleres”… Perfundimisht, ne dyzimin se a duhej te gezohesha apo jo nga njoftimi zyrtar mbi zbulimin e rezervave te medha te naftes dhe te gazit ne Shpirag, anoj nga skepticizmi… Ne kete rast vlen perkufizimi mjekesor: “ Prognoze rezervuar”…Ky eshte ndoshta edhe perkufizimi mbi ecurine e pergjithshme te ekonomise sone kombetare ne ditet e sotme…Fundja nese nuk jemi ne gjendje te mbrojme interesat publike dhe ne vend mbreteron keqqeverisja, eshte me mire qe pasurite kombetare te rrine nen toke, aty ku jane prej shekujsh se sa te dhurohen per nje cope buke nga sundimtari i radhes. Keshtu te pakten nuk marrim mbi vete mallkimin e brezave qe do te vijne mbas nesh ne kete toke…

Berati News,  03.08.2020