Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI tregtohet afër nivelit më të ulët në gjashtë javë teksa ‘zbehet’ shqetësimi i furnizimit nga Lindja e Mesme

Treguesi referencë i naftës së papërpunuar amerikane, WTI u tregtua afër cmimit më të ulët në më shumë se gjashtë javë si pasojë e spekulimeve se një rezolutë e Kombeve të Bashkuara këtë javë do të ‘zbehë’ gjasat e sulmit ushtarak të udhëhequr nga SHBA kundër Sirisë.

WTI për dorëzimet e nëntorit ishte në 103.49 dollarë për fuçi në bursën e New York, duke rënë 10 cent. Kontrata ra 1.08 dollarë në 103.59 dollarë dje, duke ndalur një humbje tre-ditore. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 66 për qind më pak se mesatarja 100-ditore. Çmimet kanë fituar 7.2 për qind gjatë këtij tremujori dhe janë rritur 13 për qind deri tani në vitin 2013.

Revista Monitor, 24.09.2013