Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosove: Sezoni dimëror vjen me çmim 40% më të lartë të energjisë

Për dallim nga tarifat verore të energjisë elektrike, gjatë sezonit dimëror këto tarifa do të rritën për 40%. Qytetarët thonë se ky sistem duhet të ndërrohet, dhe të përcaktohet një tarifë mesatare për gjithë vitin.

Një reformim tarifor i është kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nga Komisioni hetimor parlamentar, i themeluar pas pakënaqësisë së qytetarëve me faturat e janarit.

“Një afat që është i pritshëm, do të ishte një afat 6 mujor që rregullatori do të dilte me një propozim të rregullimit të sistemit të tarifave”, ka thënë udhëheqësi i këtij Komisioni, Muhamet Mustafa.

Gazeta Koha Ditore, 24.09.2013