Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosove: Rritet prodhimi dhe konsumi i energjisë elektrike

Për tre muaj, Kosova ka prodhuar 1.97 ton milion thëngjill ndërsa ka prodhuar energji elektrike 1 718.4 GW/h nga ta thuajse të gjithë nga termocentralet, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është prodhuar energji për 26 për qind më shumë.

Kosova, për tre muaj, ka importuar energji 2.1 GW/h ndërkohë ka eksportuar 393.1 GW/h. Ndryshe, në tremujorin e dytë të këtij viti, është rritur konsumi i energjisë.

Këto janë të dhënat e fundit në publikimin e “Bilanci i Energjisë” për tremujorin e dytë të këtij vitit apo prill, maj dhe qershor. “Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2013 Kosova ka prodhuar 1,97 milionë ton thëngjill. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012), ka një rritje të sasisë së prodhuar për 2,6 për qind. Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2013 Kosova ka konsumuar rreth 2,29 milionë tonë thëngjill, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012) ka një rritje të sasisë së konsumuar për 19,4 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Gjithashtu, thuhet se prodhimi i energjisë elektrike në këtë tremujor, në termocentrale dhe hidrocentrale është 1 718.4 GW/h, ku 97,5 për qind është prodhuar në termocentrale dhe rreth 2,5 për qind në hidrocentrale. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012), ka rritje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për 26,6 për qind.

Kur flitet për eksport dhe import thuhet se janë importuar 2,1 GW/h energji elektrike, ndërkohë që janë eksportuar 393,1 GW/h energji elektrike.

“Në tremujorin e dytë (TM2) 2013, në Kosovë janë konsumuar 857,7 GW/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012), sasia e konsumuar e energjisë elektrike është rritur në 3,3 për qind”.

Portali Telegrafi, 24.09.2013