Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e Energjisë bullgare nuk është entuziaste për “Belene NPP”

Fati i projektit centralit bërthamor “Belene NPP” është në duart e deputetëve bullgarë, tha ministri bullgar i Ekonomisë dhe Energjisë Dragomir Stoynev.

Duke folur në “Haskovo”, Stoynev nuk shprehu mbështetjen e drejtpërdrejtë për projektin, në prag të intensifikimit të debatit për rigjallërimin ekonomik nga ana e politikanëve të partisë qeverisëse “Partia Socialiste Bullgare” dhe “Lëvizja për Të Drejta dhe Liri”.

“Të gjitha projektet brenda sektorëve të energjisë janë projekte investimesh, që mund të nxisin dhe stimulojnë ekonominë tonë”, tha ministri i Energjisë.

“Por për sa i përket ‘Belene NPP’, ky projekt ka qenë pezulluar nga Parlamenti dhe vetëm Parlamenti mund të vendosë nëse do të rifillojë punën mbi të apo jo”, shtoi ai.

Asambleja e 41 Kombëtare e mëparshme e Bullgarisë, dominuar nga qendra e djathtë GERB, votoi për pezullimin e projektit në ndërtimin e një NPP të dytë në Bullgari, në fillim të vitit 2012.

Në fund të gushtit, gjykata bullgare urdhëroi zbulimin e raportit të HSBC autorizuar nga qeveria e mëparshme mbi përfitimet e investimeve të projektit.

Bullgaria ka një kontratë të lidhur me “Atomstroyexport” për ndërtimin e “Belene NPP”, sipas së cilës, kompania shtetërore ruse ka paraqitur një kërkesë për dëmshpërblime në rast se pezullohet projekti.

Revista Monitor, 22.09.2013