Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konkurrenca mbyll hetimin për Porto Romanon; nuk ka abuzim me pozitën dominuese

Autoriteti i Konkurrencës ka shqyrtuar së fundmi konkluzionet e hetimit për “ekzistencën ose jo të abuzimit me pozitën dominuese në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm në portin “Porto Romano”, ku ka vendosur mbylljen e hetimit pasi nuk ka gjetur evidenca se ka abuzim me pozitën dominuese.

Hapja e hetimit

Hetimi ishte nisur bazuar në një ankesë nga një operator në tregun e importit dhe shitjen me shumicë së gazit të lëngshëm të naftës (GLN), kur në datë 03.04.2013, Komisioni i Konkurrencës, vendosi “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm në zonën “Porto Romano””, vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm në portin “Porto Romano”, për të parë nëse ka ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.”

Grupi i inspektimit gjatë periudhës së hetimit kreu inspektime pranë ndërmarrjes “Romano Port” SHA , ku u mbajtën dhe procesverbali “Për marrje shpjegimesh për fakte dhe dokumente, që lidhen me objektin dhe qëllimin e inspektimit”, si dhe proces verbal “Mbi inspektimin në ndërmarrje”. Gjithashtu, u morën shpjegime nga përf aqësuesi i ndërmarrjes “Alb Marine”, i cili kryen veprimtarinë e agjentit spedicioner, pranë portit “Porto Romano” si dhe nga përfaqësuesit e ndërmarrjeve imp ortuese të GLN-së si “Prima Gas”, “Mare Oil” Sh.a, “Global Gas”, “Kurum” dhe “A&V Gas”, si palë që përfitojnë nga shërbimi i ngarkim shkarkimit të GLN -së.

Si funksionon Romano Port

Shoqëria “Romano Port” SHA, operon sipas marrëveshj es së nënshkruar ndërmjet saj dhe Qeverisë Shqiptare dhe më pas të m iratuar në Parlament me Ligjin nr. 9298, datë 11.07.2004, (i ndryshuar). Në bazë të marrëveshjeve koncesionare të lidhura nga ana e Shtetit Shqiptar me këtë ndërmarrje, ekziston e drejta e ekskluzivitetit për një periudhë 30 vjeçar e të këtij porti. Sipas kësaj kontrate, për periudhën kohore në vijimësi nuk mund të ndërtohen porte të tjera në vend përveç përjashtimeve të parashikuara në mar rëveshjet koncesionare për sa i përket ngarkimit-shkarkimit dhe depozitimit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Ndërmarrja Romano Port sha ka ekskluzivitetin për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit, i cili në kuptim të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën një pengesë në hyr je në tregun përkatës. 10.

Për sa më sipër, në zonën e Porto Romanos Durrës, ndërmarrja “Porto Romano SHA” ka pozitë dominuese në tregun e shërbimit të n garkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm të naftës (GLN), konstaton Autoriteti i Konkurrencës.

Ankesa dhe hetimi procedurave

Ndërmarrja “Prima Gas Albania” SHA në ankesën e paraqitur shprehet se Romano Port SHA nuk po zbaton rregulloren e funksio nimit të portit duke lejuar jashtë radhe dhe shkarkimin e anijeve të tjera, ndë rkohë që anija e Prima Gas Albania mbetet në pritje

Në lidhje me ankesën, nga ana e grupit të punës janë marrë shpjegime nga ankuesi, ndërmarrja “Prima Gas Albania” SHA, kapiteni i kapitanerisë së portit Romano Port Sh.a dhe nga agjenti detar spedicioner i agjencisë “Alb Marine”, i cili është përfaqësues i ndërmarrjes Primagas Albania Sha, pranë Portit “Romano Port” SHA. 13. Nga shpjegimet e dhëna, si dhe nga informacioni i marrë gjatë procedurës hetimore rezulton se anija “Worcester” ka ardhur për llogari të ndërmarrjes “Primagas” më datë 27.02.2013 në radin e portit te Durrësit, ndërsa në datat 01 dhe 02 Mars 2013 është akostuar dhe ka shkarkuar sasinë prej 1200 ton (shkarkim parcial) në portin Romano Port. Me kërkesën e saj kjo anije është larguar nga pontili i portit Romano Port drejt radit të portit të Durrësit.

Sipas relacionit të autoritetit, Më datë 05.03.2013 nga ana e Romano Port Sha është lëshuar fatura me nr. 41 për kryerjen e shërbimit të sigurisë dhe tarifën kundër zjarrit për anijen Workcester. Ky është një shërbim i cili kryhet nga ana e portit sa herë futet anija dhe nuk lidhet me faturën e parë paguar nga ana e p ritësit të mallit me nr. 29, datë 25.02.2013. Fatura nr 41, datë 05.03.2013 është nënshkruar nga ana e përfaqësuesit të Prima Gaz Sha, por kjo faturë nuk është paguar dhe është raportuar në organet tatimore si faturë e anuluar. Gjithashtu referuar lejes së akostimit për shkarkim të lëshuar nga Dega e Doganë s Durrës anija Workcester do shkarkonte me tre pjesë ngarkesën. Për të mos krijuar probleme vonesash në shkarkim Porto Romano e ka lëshuar faturën për shërbimin e shkarkimit të dytë që do realizonte kjo anije që në datën 05.03.2013. Kjo anije ka qenë e planifikuar për të rihyrë në pontil në datë 13.03.2013, por për arsye të kushteve atmosferike anija nuk ka hyrë në pontil.

Nga praktikat e shkarkimit të analizuara, rezulton se të gjitha ndërmarrjet që kanë realizuar shërbimin e shkarkimit të GLN-së kanë parapaguar shërbimin e ofruar nga Romano Port SHA, bazuar në “Rregulloren e funksionimit të portit të përpunimit të lëndëve djegëse” miratuar nga Organi Shtetëror i Autorizuar (OSHA) me vendimin nr. 4, datë 27.04.2009. 16. Duke qenë se rasti i anijes Workcester është një praktikë e veçantë (shkarkim i pjesshëm), është vlerësuar praktika e realizuar nga ana e një ndërmarrjeje, për shkarkimin e produktit naftë, procedurë e cila është e vetmja praktikë e ngjashme (shkarkim i pjesshëm) që është realizuar në Portin Romano Port SHA. Nga kjo praktikë rezulton se pritësi i mallit, ka parapagua r shërbimin e shkarkimit në port, sipas zërave përkatës të përcaktuar në “Rregulloren e funksionimit të portit të përpunimit të lëndëve djegëse”, për çdo shkarkim të pjesshëm të realizuar. 17. Ndërmarrja Romano Port Sha, siç përcaktohet edhe në rregulloren e funksionimit të portit, miratuar nga OSHA, ka zbatuar të njëjtën procedurë për të dy praktikat, si në rastin e anijes me naftë edhe në rastin e anijes Workcester me pritës subjektin Prima Gas Albania SHA, duke kërkuar parapagimin e tarifës për shërbimin që do të ofrohet në port. Këto dy anije j anë të vetmet praktika shkarkimesh të pjesshme të realizuara nga porti Rom ano Port SHA, gjatë periudhës objekt hetimi. 18. Gjatë procedurës hetimore u realizuan intervistime të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importimit dhe tregtimit të GLN-së, të cilat evidentuan problematikën e lidhur kryesisht me mosrakordimin e peshës së mallit nga anija në depozitat e ndërmarrjeve duke kërkuar që të sigurohen linja të personalizuara për transportin e GLN-së nga anija në depozitat e çdo subjekti në mënyrë që sistemi I kontrollit teknik të jetë transparent dhe I monitorueshëm nga palët.

Gjithashtu gjatë procedurës së hetimit u analizuan dhe ndryshimet që kanë ndodhur në strukturën e tregut të importit dhe të shitjes me shumicë së GLN-së për periudhën 2010 – 2012, në sasi dhe në vlerë, ng ae cila u evidentua se sjellja e ndërmarrjes objekt hetimi për periudhën hetimore nuk ka ndikuar në ndryshimin e strukturës të tregut të importit të GL N-së.

Mbyllja e hetimit

Si konkluzion, bazuar në të gjitha faktet dhe evidencat e grumbulluara gjatë procesit të hetimit paraprak në tregun e ngarkim-shkarkimit të GLN-së në rrugë detare në Porto Romano, mbi të gjitha praktikave të ngarkim shkarkimit të realizuara nga ana e “Romano Port” Sha për periudhën hetimore si dhe nga analiza e sjelljes së ndërmarrjes me pozitë dominuese “Romano Port’ SHA, rezulton se nuk ka shenja të abuzimit me pozitën do minuese nga ana e 5 ndërmarrjes Romano Port SHA, të parashikuara në nen in 9, të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për këtë arsye, Autoriteti vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm në zonën “Porto Romano”, pasi nuk ka shenja të kufizimit të konkurrencës, në bazë të nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Revista Monitor, 29.08.2013