Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Standardet e reja do të rrisin sigurinë e minatorëve dhe do të sigurojnë rritje shtesë

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini mori pjesë dje në ceremoninë e shënimit të 28 gushtit-Ditës së Minatorëve, që tradicionalisht e organizon Ministria e Ekonomisë, me ç’ rast u ndau mirënjohje minatorëve më të mirë, të nominuar nga punëdhënësit e tyre për sukseset e arritura në punë gjatë vitit të kaluar. Ministri Saraçini tha se gjatë dy viteve të kaluara janë bërë reformat të mëdha në sektorin e burimeve minerare, me qëllim të vetëm tërheqjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ministria e Ekonomisë në dy vitet e fundit është angazhuar maksimalisht dhe ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat në dispozicion për të krijuar një klimë të favorshme biznesi për zhvillimin e këtij sektori. Vetëm përmes dialogut të vazhdueshëm që kemi pasur me sektorin real, kemi bërë një sërë ndryshimesh thelbësore në Ligjin për burimet minerale, si një kornizë ligjore kyçe”, tha ministri Saraçini, duke shtuar se ndryshimet e bëra, kanë sjellur zgjidhje shumë cilësore , të cilat në masë të madhe kanë lehtësuar procedurat e të bërit biznes në këtë sektor kyç nëpërmjet një procedure të shpejtë dhe të lehtë.

Duke pasur parasysh se burimet minerale janë një nga sektorët bazë të ekonomisë, zhvillimi i të cilave është i rëndësishëm për tendencat e përgjithshme ekonomike, hapat e ndërmara nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë, vetvetiu flesim për vlerësimin e saktë të bërë për të krijuar kushte për zhvillimin e saj të mëtejshëm.

“Arritja më e madhe dhe konfirmimi i qartë i këtyre masave, janë pikërisht rezultatet në terren. Sipas statistikave të fundit , rritja në segmentin e burimeve mineraleve është 6.7% në krahasim me vitin e kaluar. Numri i të punësuarve në këtë sektor është rritur me 8.4% në krahasim me vitin e kaluar si një konfirmim i drejtpërdrejtë se masat e marra kanë krijuar kushtet për krijimin e drejtpërdrejtë të vendeve të reja pune në një sector, ku veç më punojnë afro 10.000 njerëz në mbi 120 miniera”, informoi ministry Saraçini duke shtuar se në muajt e fundit janë nënshkruar afro 120 marrëveshjeve për koncesionim, që gjithashtu shënon rritje për mbi 30%. Këto të dhëna tregojnë qartë një histori suksesi në një sektor që ka potencial të madh për rritjen e mëtejshme dhe që është i një rëndësie të madhe për ekonominë e Maqedonisë si në nivel lokal ashtu edhe republikan.

Ministria e Ekonomisë në të gjitha politikat që udhëheq për zhvillimin e këtij sektori është e fokusuar në mënyrë të barabartë në krijimin e kushteve të përshtatshme të punës në miniera. Të gjitha rregulloret që miratojmë, tha Ministri Saraçini imponojnë aplikimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe aplikimin e teknologjive të reja. Në periudhën e ardhshme ne do të vazhdojmë të punojmë për implementimin e politikave që do të krijojnë kushte të shëndosha të punës për minatorët si një parakusht themelor për zhvillimin e sektorit të burimeve minerale.

Në eveniment të pranishëm ishin edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Teknike nga Shtipi Zoran Panov dhe Kryetari i Shoqatës së minatorëve të Maqedonisë, Nikolajço Nikollov.

Sipas kryetarit të Shoqatës së minatorëve të Maqedonisë, Nikolajço Nikollov, xehtaria në vend ka shënuar rritje që nga viti 2005. Deri më tani mbi 200 kompani të regjistruara, merren me këtë aktivitet, shumë prej tyre kanë qenë të privatizuara me sukses dhe punojnë shkëlqyeshëm. Është përmirësuar edhe eksporti, sidomos i minierave metalike, që janë 100 për qind të orientuara kah tregjet e jashtme, tha Nikollov..

Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Teknike nga Shtipi Zoran Panov tha se Republika e Maqedonisë është një vend i pasur me burime minerale dhe duhet vepruar në shfrytëzimin racional të tyre, sepse minierat zënë mbi 35% të prodhimit të përgjithshëm industrial.

Ministria e Ekonomisë me rastin e 28 gushtit-Ditës së minatorëve ndau mirënjohje për 11 minatorët më të mire në vend.

energjia.al, 28.08.2013