Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

India se shpejti fut në funksion centralin bërthamor “Kudankulam”

Autoritetet që rregullojnë veprimtarinë në fushën e energjisë bërthamore në Indi dhanë leje për vënien në funksionim të reaktorit të parë të centralit bërthamor “Kudankulam”, i cili po ndërtohet.

“Aktualisht reaktori ka plotësuar të gjithë parametrat e projektimit. Ka filluar përgatitja e lidhjes së tij me rrjetin”, – njoftoi një përfaqësues i Korporatës indiane të Energjisë Atomike.

Sipas fjalëve të tij, India shpreson që centrali bërthamor të fillojë prodhimin energjisë elektrike para fundit të muajit gusht.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 17.08.2013