Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos përfundon sezonin e ngrohjes për këtë vit

Ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, pasi që tanimë, janë ngritur temperaturat e ajrit, NP “Termokos” Sh.A, ka marrë vendim për të përmbyllur sezonin ngrohës 2018/2019.

Ky vendim vjen tetë ditë pasi që “Termokos” kishte vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët, ndonëse ligjërisht sezoni ngrohës do duhej të përfundonte më 15 prill, por për shkak të rënies së temperaturave është ofruar ngrohje edhe për tetë ditë shtesë.

Sezoni ngrohës, që sapo kemi përmbyllur është një nga sezonat ngrohës më të suksesshëm deri më tani, kur për më shumë se 6 muaj me radhë kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore pa asnjë ditë ndërprerje për mbi 13 mijë konsumatorë.

Në vazhdën e sukseseve, që është duke shënuar në të gjitha aspektet, NP “Termokos” do të vazhdojë me realizimin e projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, si dhe projekte tjera që janë në proces, falë kontributit të pakursyer të donatorëve tanë të shumtë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  25.04.2019