Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Impianti bërthamor më i madh në botë është duke “dhënë shpirt”

Në brigjet e kanalit anglez në Normandi, inxhinierët janë në përpjekje e sipër për të rregulluar tetë bashkimet defektoze brenda një uzine që presupozohet të nxjerr në pah savoir faire-in francez në fushën e energjisë bërthamore.

Momentalisht është planifikuar të dërgohen robotë për të ndërhyrë në zona të vështira aksesi mes dy mureve mbajtëse, duke shënuar kështu pengesën më të fundit që po kalon Electricite de France (EDF) me një vonesë 10 vjeçare në projekt dhe me pothuajse 4 fishin e buxhetit fillestar të parashikuar.

“Çdo vit po dëgjojmë që ka një problem të ri,” u shpreh Ministri i Financave Bruno Le Maire. “Nuk është e pranueshme që një nga sektorët më prestigjioz dhe strategjik për vendin tonë po përballet me kaq shumë vështirësi.”

Centrali Bërthamor Flamanville tani është parashikuar të përfundojë në vitin 2022 me një çmim prej 12.4 miliardë eurosh, ku vetëm problemi i fundit i kushtoi një shumë marramendëse prej 1.5 miliardë eurosh.

Për prodhuesin më të madh të energjisë bërthamore në botë, Flamanville, është vetëm një nga shumë sfidat. Përgjatë kanalit, vonesat në dy reaktorë amerikanë kanë rritur koston në 28.9 miliardë dollarë, 3.3 miliardë dollarë më shumë sesa vlerësohej më parë. EDF gjithashtu po përballet me kostot në rritje të mirëmbajtjes së 58 impianteve bërthamore të vendit që sigurojnë më shumë se 70% të fuqisë së Francës.

Në këtë përzierje shtohet dhe fakti që ish-monopoli i energjisë elektrike po humbet pjesën e tregut midis korporatave të Francës dhe klientëve rezidencialë pasi rivalët po blejnë një pjesë të energjisë elektrike që ajo prodhon me çmime nën tregun, dhe është e lehtë të shihet pse investitorët janë skeptik në lidhje me kompaninë. Stoku i EDF ka humbur 34% këtë vit, duke e bërë atë utilitarin e dytë me performancën më të dobët në Indeksin e Shërbimeve Stoxx 600 të kompanive europiane.

EDF po mundohet të mbulojë 15 miliardë eurot që i duhen çdo vit për të mirëmbajtur reaktorët e saj të vjetruar bërthamor, të ndërtojë projekte të reja atomike dhe të rinovueshme, të azhurnojë rrjetin e saj të energjisë elektrike duke llogaritur këtu shkurtimin e kostove prej 1.1 miliardë euro në katër vitet e fundit . Fitimet janë goditur jo vetëm nga rënia e çmimeve të energjisë, por edhe nga çështjet e sigurisë që kanë detyruar reaktorët të mbyllen për disa muaj në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. (Bloomberg)

Scan,  02.11.2019