Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Iran do pasurojë uraniumin, do rihapet reaktori Arak

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, tha se vendi do të shtojë pasurimin e uraniumit pas datës 7 Korrik deri në nivelet që i duhen, duke thyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.   Irani lajmëroi se ka shtuar stokun e uraniumit të varfëruar sipër limitit në marrëveshje,  diçka që solli paralajmërime nga presidenti i SHBA, Donald Trump.   Pjesëtarët europian të paktit bërthamor thanë se janë të shqetësuar për thyerjen e rregullave nga Irani, ndërsa Izraeli  bëri të ditur se po përgatitet për përfshirje në rast të përballjes ushtarake mes Iranit dhe SHBA. “Niveli ynë i pasurimit nuk do të jetë më 3.67. Ne do të krijojmë sasinë që na nevojitet, sipër këtij niveli”, tha Rouhani.

Uraniumi i rafinuar në një pastërti të zbërthimit prej 3.67% shihet si i përshtatshëm për gjenerimin e energjisë elektrike dhe është sasia maksimale e lejuar në marrëveshje.  Pasurimi në 90% gjeneron material për bombë.   Rouhani tha se nëse anëtarët e tjerë të marrëveshjes nuk mbrojnë tregtinë me Iranin, vendi do të rindezë impiantin bërthamor Arak pas datës 7  Korrik.  Sipas marrëveshjes, Irani deklaroi në Janar 2016 se ka hequr bërthamën e reaktorit dhe e ka mbushur me çimento.  “Nga data 7 Korrik, reaktori Arak do të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse nuk mbahen premtime”, tha Rouhani.

Scan,  03.07.2019