Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e Financave publikon “Përroin Jugor” (South Stream)

Ministria e Financave publikoi në faqen e saj marrëveshjen paraprake për inkaudrim në projektin gazsjellës të vendit, të quajtur “Përroi Jugor”. Marrëveshja që u nënshkrua mes Federatës Ruse dhe Maqedonisë më datën 23 të këtij muaji, parashikon sasi të mjaftueshme gazit për vendin, për industrinë dhe qytetarët. Por, siç figuron në memorandum, ende është i diskutueshëm fakti nëse do të ketë apo jo mundësi teknike dhe ekonomike për ndërtimin e degës së gazsjellësit. Edhe pse nga qeveria e përshëndesin projektin, fakti që ai nuk është i sigurt, mund t’i zbehë shpresat e qytetarëve për gaz natyror. Pak ditë më parë, kryeministri Gruevski firmosi para-marrëveshje me autoritetet ruse në Moskë, por për firmosjen finale të saj, duhet të pritet studimi i fizibilitetit dhe caktimi i modaliteteve të radhës. Nga LSDM-ja, sot theksuan se kjo marrëveshje nuk figuron askund.

TV Alsat M, 31.07.2013