Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton dhënien me koncesion të disa HEC-eve

Këshilli i Ministrave miratoi sot një seri vendimesh, në tërësi lidhur me rritjen e pagave në disa kategori dhe dhënien me koncesion të një serie hidrocentralesh.

Për sa i përket vendimeve të miratuara për dhënien me koncesion të hidrocentraleve, Kryeministri Berisha u shpreh se janë historia më e madhe e suksesit në këtë vend. “Me gjithë zotimin e zyrës së Kryeministrit të zgjedhur, siç po e shpall veten zoti Rama, se do të anulojë çdo koncesion, kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj. Është kjo qeveri e cila ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur që në Shqipëri, nga viti 2008 e deri më sot, të firmosen në sektorin privat mbi 130 kontrata për ndërtimin e mbi 370 hidrocentraleve, po të marrim edhe këto që miratojmë sot. Kjo është një ndër historitë më të shkëlqyera të suksesit që ky vend ka pasur ndonjëherë, dëshmi e një besimi të madh të biznesit për klimën e investimeve në Shqipëri, por edhe dëshmi e një kuadri të shkëlqyer ligjor që qeveria miratoi për shfrytëzimin sa më të madh të kësaj pasurie kombëtare që është edhe pasura e parë e shqiptarëve”, tha Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Duke prezantuar këto vendime, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Kjo është mbledhja e parë e këtij kabineti, të cilin unë e drejtoj pa qenë njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike. Shfrytëzoj rastin që në emër të ministrave ti uroj suksese në detyrën e re kryetarit. Unë e di që ju ia keni uruar edhe vetë.

Sot këtu janë një seri vendimesh të rëndësishme për një seri hidrocentralesh. Me gjithë zotimin e zyrës së Kryeministrit të zgjedhur, siç po e shpall veten zoti Rama, se do të anulojë çdo koncesion, kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj. Është kjo qeveri e cila ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur që në Shqipëri nga viti 2008 e deri më sot të firmosen në sektorin privat mbi 130 kontrata për ndërtimin e mbi 370 hidrocentraleve, po të marrim edhe miratimin e këtyre sot. Kjo është një ndër historitë më të shkëlqyera të suksesit që ky vend ka pasur ndonjëherë, dëshmi e një besimi të madh të biznesit për klimën e investimeve në Shqipëri, por dëshmi e një kuadri të shkëlqyer ligjor që qeveria miratoi për shfrytëzimin sa më të madh të kësaj pasurie kombëtare që është edhe pasura e parë e shqiptarëve. Natyrisht, çdo qeveri është e detyruar të qëndrojë në mënyrë të vendosur ndaj çdo veprimi të pabazuar në ligj, por një qeveri apo një forcë politike që me megafon zotohet se do të anulojë këtë apo atë koncesion, pa paraqitur qoftë edhe një argument të vetëm edhe pa i dërguar dosjen në gjykatë, tregon se nuk ka qëllim tjetër përveç gjobëvënës. Kjo është shumë e rrezikshme dhe shumë e pandershme. Nuk duhet harruar se asgjë në këtë botë nuk trembet më shumë se paraja. Ajo trembet më shumë se çdo gjë tjetër. Në qoftë se nga selia mavi çdo ditë bëhen deklarata se do të anulojmë këto dhe ato, kjo do të thotë që qindra investitorë të rezervohen shumë për të investuar paratë e tyre në këtë vend. Çdo kontratë, çdo vendim është transparent dhe i plotë dhe mund të merret jo vetëm nga forca politike që vjen në pushtet, por mund të merret nga cilido për ta parë nëse është i bazuar në ligj. Sulmet apriori kundër koncesioneve janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ato janë historia më e madhe e suksesit në këtë vend. Nga viti 2007 e më pas janë ndërtuar dhe janë në ndërtim e sipër qindra hidrocentrale. Ne sot miratojmë përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”, të hidrocentralit “Gjadër”, të hidrocentralit “Zall Xhuxhe”, të hidrocentralit “Plepi”, të hidrocentralit “Kalivar”, të hidrocentralit “Kolosjan”, të hidrocentralit “Viliq”. Siç e shihni, kjo është një ditë shumë e rëndësishme për energjetikën shqiptare. Ato janë në zona të thella, por janë në zona ku punësojnë, japin rroga, gjenerojnë mirëqenie edhe më pas do të gjenerojnë energji për shqiptarët. Edhe një herë e theksoj, këto sulme janë problematike.”.

energjia.al, 24.07.2013