Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimet ne kreun e AKBN

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, një organ në varësi direkte të ministrisë së ekonomisë dhe energjetikës, në pak muaj ka ndërruar 6 drejtorë. Në janar 2011, drejtor ishte Gjergj thomai. Në 27 qershor 2011, në vend të tij emërohet Besjan Pesha. Ky duket se ishte drejtori më afatgjatë. Pas tij, në 2 nëntor 2012, në krye të AKBN vjen ish deputeti petrit gjoni. Ai rri në këtë detyrë deri në 27 mars 2013. Pas tij, emërohet në datën 5 korrik 2013, Sokol Behaj. Ai shkarkohet nga ky post, dhe në vend të tij emërohet Muhamed Lila në datën 9 korrik. Ky i fundit, është padyshim drejtori më jetë shkurtër në krye të AKBN, pasi 3 ditë më vonë po me urdhër të ministrit Mima, shkarkohet dhe emërohet si drejtor ekzekutiv i Agjencisë Genc Anastasi. Por përse gjithë ky interes dhe përplasje për postin e kreut të AKBN. Kjo drejtori ka nën mbikëqyrje, minierat, energjinë e rinovueshme, minierat dhe hidrokarburet. Është tregu i naftës dhe firmat që përpunojnë e nxjerrin arin e zi, pas të cilit mendohet se qëndrojnë skenarët e dyshimtë të emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve, deri në 3 të tillë brenda 1 jave. Vizion Plus po ndërmarrë një investigim të gjerë, shtrirë kryesisht në sektorin e hidrokarbureve. Ajo çka mendohet, dhe mund të jetë një indicie e fortë për prokurorinë por edhe për Kontrollin e Lartë të Shtetit për të hetuar mbi një aferë që shkon deri në disa milionë euro, është një tentativë e firmave të caktuara në këtë sektor, për të shmangur akcizat, taksat doganore dhe TVSH për artikuj si diesel apo gasoil, që vijnë nga importi. Autorizimi që i heq arkës së shtetit, miliona euro përfitime, lëshohet vetëm nga drejtori ekzeutiv i AKBN. Vizion plus ka mësuar se një kërkesë e tillë ka mbërritur në zyrën e drejtorit të radhës. Por kjo firmë po tentohet të lëshohet përmes kreut të AKBN, duke anashkaluar gjithë strukturat apo zërat e specialistëve, që mbështesin me argumente ligjorë firmosen e kësaj leje.

TV Vizion Plus, 22.07.2013