Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et në Vjosë, AKBN merr në vlerësim ecurinë

Mundësitë e shfrytëzimit të lumenjve Drino dhe Vjosa për prodhimin e energjisë janë duke u marrë në analizë nga Agjencia Kombëtare Burimeve të Natyrës falë angazhimit në projektin “Aquanex”. Në një bilanc të bërë së fundmi nga kjo agjenci u nënvizua rëndësia e të qenit aktiv në projekte të përbashkët rajonale dhe që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve njerëzore, trajnimin e stafit dhe ndjekjen e modeleve të suksesshme për menaxhimin e burimeve natyrore.

Projekti “Aquanex”  ku u vu theksi së fundmi zbatohet në dy zona,  në Gjirokastër dhe Përmet dhe synon të vlerësojë potencialin energjetik të dy lumenjve Vjosës dhe Drinos dhe mënyrën se si mund të shfrytëzohen ato për burim energjie. Gjithashtu projekti do të evidentojë dhe problematikat në lidhje me mjedisin. Në këtë projekt janë përfitues AKBN në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.

Roli i AKBN është në dhënien e informacionit nga pikëpamja energjetike në vite për këto dy lumenj, prurjet dhe të dhënat meteorologjike që impaktojnë në to. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës Adrian Bylyku gjatë takimit për vlerësimin e ecurisë së projektit nënvizoi rëndësinë që ka pjesëmarrja e AKBN në aplikime për projekte të reja, nëpërmjet të cilave do të sigurohen trajnime të cilat do të ngrenë nivelin e ekspertizës së AKBN-së në fushën e menaxhimit të burimeve natyrore, si dhe nënvizoi se projektet LED dhe Aquanex kanë një pafundësi mundësish për përfitim të AKBN, si institucioni teknik më eficent, më konkret.

Aktualisht të paktën njëri nga lumenjtë që po merret në analizë, Vjosa është bërë objekt i gjerë debati për shkak të koncesionit për hidrocentralin e Kalivaçit dhe që kundërshtohet nga shoqëria civile nën argumentin se ai do të dëmtojë florën dhe faunën në këtë lumë në mënyrë të parikuperueshme.

Monitor,  27.05.2019