Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN nxjerr për eksplorim 3 blloqe nafte

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka ndërmarrë një fushatë promovimi për blloqet e lira të kërkmit të naftës, teksa ka ofruar për eksplorim bllokun C, bllokun Panaja dhe bllokun Dumrea.

Sipas kritereve të shpallura, kohëzgjatja e periudhës së eksplorimit është deri në 5 vjet, por mund të zgjatet deri në 7 vjet në përputhje me Ligjin e Naftës.

Periudha e eksplorimit do të ndahet në tri faza, ndërkohë që kontrata që do të nënshkruhet mes palëve do të jetë me ndarje prodhimi, që ndër të tjera parashikon detyrime për punësimin e banorëve të zonës.

Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në datën 19 dhjetor për të dorëzuar oferat e tyre, ndërkohë që nxjerrja e këtyre blloqeve për eksplorim vjen pas proceduarve të ngjashme në bllokun 5, për të cilin pati një ofertë nga kompania Cox Opeating LLC.

Megjithatë, zyratarisht AKBN nuk ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me këtë kompani, ndonëse procedura e shprehjes së interesit ka mbi 10 muaj që është përmbyllur. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, rezulton se ajo është krijuar në vitin 2004, ndërsa drejton një sërë operacionesh kërkimi në Gjirin e Meksikës.

Scan,  07.10.2019