Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN nxjerr për shprehje interesi tre blloqe nafte

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka nxjerrë për shprehje interesi tre blloqe të lirë nafte duke ftuar investitorët potencialë që të shohin mundësi investimi. Referuar shpalljeve të bëra rezulton se shprehja e interesit mund të bëhet për Bllokun C, Panaja ose Dumre. Me një urdhër të 28 gushtit të këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Enertgjisë ka dhënë autorizimin përkatës që këto blloqe të nxirren për investitorët potencialë duke pasur parasysh lidhjen e një marrëveshjeje sipas ligjit të vitit 1993 për prodhimin dhe kërkimin.

AKBN nënvizon se aplikantët duhet të kenë parasysh që marrëveshja që mund të nënshkruhet do të jenë të formën e ndarjes së prodhimit.
Periudha e kërkimit sipas termave të nxjerra nga AKBN është 5 vjeccare për ccdo kompani që fiton të drejtën ndërkohë që kjo mund të shtyhet 7 vjeccare. Kjo nuk është hera e parë që qeveria nxjerr për shprehje interesi Blloqet e lira të naftës. Pak vite më parë negociatat për disa prej tyre avancuan me kompani konkrete por që në fund nuk u arrit asnjë marrveshje pasi këto të fundit janë tërhequr.

Detaje për Blloqet e lira

Blloku C shtrihet në jug të qytetit të Durrësit, përgjatë rajonit qendror bregdetar të vendit dhe përfshin një territor prej 900 kilometrash katrorë.
Blloku i dytë nxjerrë për interes është Dumrea. Ky bllok ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë, midis qyteteve Elbasan në Veri Lindje, Kuçova në Jug dhe Lushnja në Perëndim Sipërfaqja e Bllokut është në total 632 Km2 dhe ka si puse kryesore ku kanë ushtruar më herët aktivitet Albpetrol dhe një kompani private Dumreja-7 (TD 6119m), Dumreja-3, dhe Papri-1. Ngritja e Dumresë përfaqëson një strukture karbonatike Jonike të tipit subthrust nën Kripërat e Dumresë dhe zhvillohet në veri të strukturës së Shpiragut (Sqepurit), e cila është deklaruar tashme si zbulim. Rezervat e pritshme në këtë bllok janë për 110-140 Milionë fuçi naftë .

Blloku i tretë ai i Panajasë ndodhet në pjesën jug perëndimore të Shqipërisë, rreth 3km në veri të qytetit të Vlorës . Sipërfaqja e Bllokut është 312 Km2. Janë kryer 456 km profile sizmikë nga Albpetrol gjatë periudhës 1975-1990, të cilët janë ripërpunuara nga INA NAFTAPLIN gjatë vitit 2000. Gjithashtu janë kryer 160 km punime të reja sizmike nga INA NAFTAPLIN në vitin 2001, me kohë maksimale regjistrimi 8 sek. Puset Kryesorë në këtë bllok janë Zvërneci-3, Dajlani-1, Vlora-10 dhe Vlora-11 . Duke marrë për llogaritje vlerat limit të përdorura për vlerësimin e rezervave, rezulton se këto të fundit luhaten nga 25 Milionë fuçi naftë (varianti më minimal) deri në 101 milionë fuçi.

Monitor,  20.09.2019