Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, Gruevski: Do nënshkruajmë marrëveshjen e gazit me Rusinë

Kryeministri Nikolla Gruevski bëri me dije se delegacioni qeveritar do të niset drejt Moskës për të nënshkruar marrëveshjen për “Rrjedhën e Jugut” ( South Stream). “Ky projekt është shumë i rëndësishëm për ne sepse siguron stabilitetin energjetik në Maqedoni. Do të sigurohen sasi të reja të gazit që do t’i japin kuptim dhe projektit për infrastrukturën e brendshme që përçon gazin në Maqedoni, sepse infrastruktura e brendshme, për të cilën kemi hartuar një plan, do të zbatohet vetëm nëse kemi sasi të mjaftueshme të gazit” tha Gruevski. Ai më tej, theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje gjitha projektet tjera të gazifikimit në Maqedoni për ndërtimin e një gazsjellësi në vend, do të marrin vlerë.

Revista Monitor, 22.07.2013