Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Rryma do të lirohet për 5.2 për qind

Çmimi i energjisë elektrike do të lirohet nga 1 korriku për 5.2 për qind.

Propozimi i tillë është hedhur në seancën përgatitore të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), por vendimi përfundimtar duhet të merret gjatë ditës së nesërme.

Burime pranë KRRE-së, kanë thënë për mediat maqedonase se, baza për lirimin e energjisë elektrike është fakti se në periudhën e kaluar njëvjeçare, është shënuar ulje në shpenzimin e saj.

Sipas burimeve, në dallim nga viti i kaluar, kur për shkak të shpenzimit të madh të energjisë elektrike, kompanitë energjetike ishin detyruar ta importonin nga jashtë dhe kësisoj kishin kërkuar shtrenjtimin e tarifës, nga qershori i vitit të kaluar e deri sot, është shënuar ulje e shpenzimit.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 26.06.2013