Maqedoni: Lirohen për një denar derivatet
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka shpallur sot çmimet e reja të derivateve.
Trupi rregullator ka liruar për një denar derivatet, përfshirë dy llojet e benzinave dhe dizelin.
Kësisoj, çmimorja e re do të duket si më poshtë:
Eurosuper – 95: 79 denarë për litër;
Eurosuper – 98: 80.50 denarë për litër;
Eurodizel: 66.50 denarë për litër.
Vendimi për lirimin e derivateve hyn në fuqi që mesnatën e sotme dhe do të vlejë për dy javë, deri në korrigjimin e ardhshëm të çmimeve.
Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 17.06.2013