Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Kompanitë energjetike kërkojnë shtrenjtimin e rrymës

Energjia elektrike do të shtrenjtohet sërish me shumë gjasë nga 1 korriku.

Megjithatë, nuk dihet ende se cili do të jetë çmimi i ri, sepse vendimi duhet të merret deri në fund të muajit nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).

Kreu i KRRE-së, Dimitar Presov, ka njoftuar se kompanitë ELEM, MEPSO dhe EVN kanë depozituar pranë këtij organi shpenzimet për punën e tyre, duke kërkuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike.

Në dy ditët e ardhshme, KRRE do të shqyrtojë kërkesat për shtrenjtimin e rrymës, dhe do të prononcohet më pas nëse do t’i pranojë ato.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 16.06.2013