Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Ligji i ri për Energjetikë, hap vende të reja të punës

Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini dje në një konferencë për shtyp prezantoi ndryshimet në Ligjin për energjetikë, duke theksuar risitë e përfshira në këtë ligj. ‘Risitë e Ligjit për Energjetikë mund të ndahet në dy fusha: fusha e gazifikimit dhe efikasiteti energjetik. Në fakt, kohët e fundit gjithnjë e më shumë flasim në lidhje me gazifikimin si një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën energjetike. Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për dy pushtetet, edhe për atë qendror dhe lokal, pari gazifikimi është top prioritet’ tha Saraçini, duke shtuar se ky ndryshim në Ligjin për Energjetikë krijon bazën ligjore për miratimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike për projektim, ndërtim dhe mirëmbajtjen e sistemeve të gazit, me qëllim të harmonizimit të tyre me ‘harmonizimin e rregullave teknike në vendet e Evropës Juglindore’, ku bën pjesë edhe Maqedonisë.

Ministria e Ekonomisë në kuadër të këtij Ligji parashikon edukimin dhe trajnimin e kuadrove të cilat do të veprojnë në të ardhmen me sistemet e gazsjellësve, që është një nga parakushtet e para për përhapjen aktive të rrjetit të gazifikimit dhe atë, në mënyrë profesionale dhe të sigurt.

‘Kjo për ekonominë do të thotë do të thotë energjens më i lirë dhe rritje të konkurrencës, që është vendimtare. Ndryshimet në Ligjin e Energjisë patjetër vendosin parakushtet më të rëndësishme për të filluar një proces serioz të gazifikimit në një nivel më të gjerë dhe ofrojnë një qasje sistematike në këtë proces, ndërsa do të gjenerojë edhe vende të reja pune ‘, tha Ministri i Ekonomisë. Veçanërisht, ndryshimet në Ligjin e Energjetikës parashikojnë ngritjen e standardeve për efikasitet energjetik duke miratuar tre akte nënligjore – Rregullore për karakteristikat energjetike të ndërtesave, rregullore për kontrollë të energjisë dhe rregullore për sistemin e informative, system ky për monitorimin dhe menaxhimin e konsumit të energjisë në institucionet publike.

Rregullorja për karakteristikat energjetike të ndërtesave dhe Rregullorja kontrollë të energjisë janë tashmë gati dhe me miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjetikë nis procedura për miratimin e tyre. Rregullat për sistemin e informacionit duhet të bëhet brenda 9 muajve nga data e hyrjes në fuqi të amendamenteve. Është përgatitur një draft fillestar i rregullores dhe ai është duke u plotësuar me mbështetjen e ekspertëve nga UNDP-ja.

Sipas Saraçinit, përfitimet nga miratimi i këtyre rregulloreve, dhe me atë edhe nga ndryshimet e Ligjit për Energjetikë janë të mëdha, sepse janë future disa risi të rëndësishme, siç janë çertifikata për karakteristikat energjetike, licencë për të kryer auditime të energjisë dhe për auditorë(kontrollorë) të certifikuar të energjisë.

Përmes këtyre masave do të përcaktohen kushtet dhe standardet e ndërtesave dhe objekteve publike, ndërsa ndërtesat, në varësi të nivelit të efikasitetit të energjisë që ofrojnë do të klasifikohen dhe do të marrin pasaporta të energjisë.

Kontrollin e zbatimit të dispozitave të këtyre rregulloreve do të kryejnë auditorët e licencuar për energji, të cilët kalojnë trajnim të veçantë. Pikërisht ky segment do të gjenerojë punësime të reja, ndërsa trajnimi i auditorëve të energjisë në të ardhmen do të bëhet nga Agjencia e energjetikës.

Presim që për këtë profesion të ri, të ketë interes të madh, tha Ministri Saraçini duke paralajmëruar se së shpejti do të përcaktohen dhe të gjitha detajet në lidhje trajminet dhe dinamikën e tyre.

energjia.al, 05.06.2013