Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Shtrenjtohen për 1 denar benzinat

Çmimet e benzinave do të shtrenjtohen nga mesnata e sotme për 1 denar.

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), ka vendosur, ndërkaq, të lërë të pandryshueshme çmimet e dizelit dhe të vajit ekstra të lehtë.

Sipas listës më të re të çmimeve, Eurosuper 95 do kushtojë 80 den/l, ndërsa Eurosuper 98 – 81.50 den/l.

Çmimi i Eurodizel mbetet i njëjtë – 67.50 den/l, si dhe vaji ekstra i lehtë – 56.50 den/l.

Rritja e çmimit i detyrohet shtrenjtimit në periudhën dyjavore të fundit të naftës së papërpunuar në tregun botëror.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 03.06.2013