Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB mbeshtet projektet energjetike ne Maqedoni

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini realizoi takim pune me misionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga z.Laszlo Lovei, drejtor për zhvillim të qëndrueshëm pranë Bankës Botërore në Uashington dhe me z-nj.Tatjana Proskurjankova, drejtoreshë e Përfaqësisë së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë. Në takim u debatua për realizimin e projektit ‘Fusha e Llukës’ (Llukovo Pole), dhe për përgatitjen e Statutit dhe raportit për infrastrukturë prioritare (Infrastructure Review of the Energy Sector) për realizimin e Proektit GEF, për energji të qëndrueshme dhe për realizimin e programit nacional për energji efikase në objektet publike në Republikën e Maqedonisë deri më vitin 2019.

Në lidhje me projektin ‘Fusha e Llukës’, i cili duhet të finansohet me kredi nga Banka Botërore, nga pala e përfaqësuesve të Bankës Botërore u theksua se bëhet fjalë për projekt të qëlluar dhe me interes të përbashkët që ai të realizohet.

Ndër aktivitetet aktuale, të cilat ndërmerren është edhe plotësimi i dokumentacionit teknik, prezantimi i proektit dhe debate me organizatat joqeveritare dhe me popullatën vendore, si dhe përpilim të ESIA-Studimit, për ndikimin në ambientin jetësor, i cili do të jetë me rëndësi të madhe për sjellje të vendimit përfundimtar rreth funksionimit të këtij proekti. Në takimin u debatua edhe për nevojën që vendet fqinje të informohen për qëllimin e realizimit të këtij proekti.

Në takim u debatua edhe për Raportin për infrastrukturë energjetike prioritare për periudhën 10-15 vjeçare, të cilin e përpiloi Banka Botërore më kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Me qëllim të përgatitjes së raportit për këtë lëndë, Banka Botërore realizoi misionin në periudhë prej 8 -2- prill, gjatë së cilës mbajti mbledhje me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, kabinetin e zëvendës-kryeministrit për çështje ekonomike, Ministrin e financave, Komisionin Rregullatorë për Energjetikë, ndërmarjet energjetike dhe ASHAM, dhe në bazë të infomatave fillestare që siguroi, Banka Botërore përpiloi informatat bazë për zhvillimin e mëtejmë të Sektorit energjetik në Republikën e Maqedonisë.

Projekt raporti do të dorëzohet deri te institucionet kompetente deri më 10 korrik, kurse më 14 korrik do të realizohet punëtori në organizim të Bankës Botërore. Në lidhje me realizimin e GEF Proektit, Ministri Saraçini theksoi bashkëpunimin e mirë të ndërsjellë në realizimin e këtij projekti, dhe shprehu pritjet e tij se edhe në të ardhmen Banka Botërore, me ndihmë finansiare dhe eksperte, do ta përkrah edhe më tej realizimin e Programit nacional për efikasitet energjetik të objekteve publike në Republikën e Maqedonisë deri më vitin 2019.

energjia.al, 31.05.2013