Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Ndahen 71 koncesione, numri më i madh që është dhënë ndonjëherë në Maqedoni

Në ambientet e Qeverisë në mënyrë solemne u ndanë në 22 maj 71 vendime për koncesionim për kryerjen e hulumtimeve të hollësishme gjeologjike të lëndëve minerale. Në eveniment ku i pranishëm ishte kryministri Gruevski, Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini tha se me ndarjen e këtyre vendimeve hapet rruga për hapjen e vendeve të reja pune, investimi n e kapitalit vendas si dhe investime të huaja.
‘Tani pasi kemi bërë ndarjen e koncesioneve, që është numri më i madh i koncesioneve që është ndarë ndonjeherë në Maqedoni për kryerjen e hulumtimeve të hollësishme gjeologjike, kalohet në fazën tjetër të eksploatimit që do të kontribuoj në lëvizjet e rëndësishme pozitive në ekonominë e Maqeodnisë, kapitali i ri freskët, ndërsa me kalimin e kohës edhe punësime të reja, sepse në bazë të kompensimit të ofruar për marrjen e koncesionit për hulumtimeve do të paguhen rreth 50 milionë denarë. Nga kjo shumë, në pajtim me Ligjin për lëndë minerale 78% e këtyre mjeteve do të jenë të hyra për buxhetin e komunës në territorin e së cilës kryhet veprimtaria e koncesionit, ndërsa 22% do të paraqesin të hyra në buxhetin e shtetit’ tha Ministri Saraçini.
Ky lloj i lëndës minerale ka rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë dhe ndikon në mënyrë të tërthortë në rritjen e eksportit, tha Ministri Saraçini duke theksuar se përveç kompanive të vendit, koncesionet për hulumtime gjeologjike fituan edhe firmat nga Turqia, Kanada, Austria, Britania e Madhe dhe Bullgaria.
Thirrja për kryerjen e hulumtimeve të hollësishme gjeologjike të lëndëve minerale u shpall më 14 nëntor të vitit 2012 në gazetat publike, por edhe përmes promotorëve ekonomik të cilët kishin për detyrë ti informojnë kompanitë e interesuara në botë, ndërsa afati i fundit për ngritjen e dokumentacionit të tenderit dhe dorëzimi i ofertave ishte 21 janari i vitit 2013, kur edhe u caktua hapja publike e ofertave. Pas miratimit të raportit për evaluim, Qeveria më 14 maj solli vendim për zgjedhjen e ofertave më të volitshme për lokalitetet e ofruara me Thirrje publike.
Në këtë Thirrje publike u ofruan gjithsej 61 lokalitete prej të cilave: 25 lokalitete për lëndë minerale jometalike, 31 lokalitet për lëndë minerale metalike, 4 lokaloitete për lëndë minerale – gurr zbukurues, 1 lokalitet për lëndë minerale – ujë gjeotermal, por është me rëndësi se parashihet ndarja e 31 lokaliteteve për hulumtimin e lëndëve minerale metalike, ndërsa kriter për vlerësimin e ofertave ishte çmimi më i lartë i ofruar.

energjia.al, 24.05.2013