Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Shtrejntohen benzina dhe dizeli

Nga mesnata benzina do të shtrenjtohet. Komisioni Rregullator Energjetikë vendosi që çmimet e reja të jenë më të larta për gjysmë denari. Çmimi i ri i Eurosuper 98 dhe Eurodieseli do të jetë më i lartë për gjysmë denari. Eurosuper 89 do të shitet për 80,5 denarë dhe Eurodieseli për 67,5 denarë për litër. Eurosuper 95 do të jetë më i shtrenjtë për një denar dhe do të shitet për 79 denarë për litër. Komisioni Rregullator për energjetikë e arsyeton shtrenjtimin me çka çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditore ishte 103,35 dollarë për fuçi, që është 2.26 për qind më shumë se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas së cilës u formuan çmimet aktuale të derivateve të naftës.

TV Alsat-M, 20.05.2013