Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peshkopi, Rama: Taksën prej 20% të energjisë do e ulim në 6% për familjarët

“Taksën prej 20% të energjisë do e ulim në 6% për familjarët. Do krijojmë 200 miliardë dollarë më shumë për ekonominë”.
Kështu u shpreh kreu i PS-së, Edi Rama sot në mesdite duke prezantuar në Peshkopi programin socialist për ekonominë.
Gjaë fjalës së tij në takimin e sotëm, Rama deklaroi se vendi e ka të domosdoshëm një plan kombëtar për zhvillimin dhe një plan strategjik për energjinë.
“Dua të theksoj domosdoshmërinë e një plani të përgjithshëm kombëtar sepse duhet tu japim fund veprimeve kuturu të tokës që po heq çdo muaj pasuritë e përbashkëta dhe po e kthen në truall të ndërtuar jashtë çdo kushti. Dhe për t’i dhënë një drejtim të qartë vendit në rrugën e zhvillimit”,- tha Rama
Ai theksoi me tej se duhet të përcaktohet një plan kombëtar zhvillimi i të gjitha drejtimeve, si në zhvillimin ekonomik, urban mjedisor, etj.
“Është e nevojshme që ne të kemi një plan strategjik për energjitikën, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në mënyrë që në të gjithë hapësirën shqiptare të mund të garantohet jo vetëm furnizimi me energji, jo vetëm e ardhmja e këtij furnizimi, por me çmime të arsyeshme”,- tha Rama.
Për energjinë, kreu i PS theksoi:“Janë 3 çështje konkrete dhe lidhen me vënien menjëherë në jetë të projektit të interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe pavarëson Kosovën nga Serbia dhe integrohet në tregun energjetik. Projekt që është penguar në mënyrën më absurde nga qeveria dhe financohet nga Banka Gjemane për Zhvillim, projekt që mbahet në sirtar si shprehje kuptimplotë e faktit se ka një dallim të madh mes nesh dhe atyre që qeverisin. Ata që për atdhedashurinë dinë vetëm të flasin, ndërkohë që neve veprojmë, jo vetëm dimë të flasim”, u shpreh ndër të tjera Rama.

www.balkanweb.com, 17.04.2013