Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bashkia e Tiranes shpall fituesin e tenderit per blerje karburanti me vlere rreth 2 milion dollare (me TVSH).

Procedura e prokurimit: “Blerje Karburanti për Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e varësisë për vitin 2012”.
Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Blerje karburanti për Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e varësisë për vitin 2012” duke realizuar, furnizimin me karbuant, sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentat standarte të tenderit.
Fondi limit 161.795.463 lekë pa TVSH ose rreth 2 milion dollare me TVSH.
I ndarë në lote si më poshtë vijon:
i) Loti I:Blerje gazoil (Diesel D1) me fond limit 145.185.375 lekë, pa T.V.SH.
ii) Loti i II: Benzinë pa plumb me fond limit 8.276.134 lekë, pa T.V.SH.
iii) Loti i III: Gaz i Lëngshëm me fond limit 8.333.954 lekë pa T.V.SH.
Data e zhvillimit të procedurës së prokurimit: 15.03.2013, ora 11.00.
Bashkia njofton se kanë qënë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
• Loti I Blerje gazoil (Diesel D1)
1. Shoqëria “Kastrati” sha NIPT- K21711502V
Vlera e Ofertës pa tvsh 15.4 lekë/litër – marzhi i fitimit më i ulët i shprehur në vlerë absolute (ose 10% – marzhi i fitimit shprehur ne %).
• Loti II Blerje benzinë pa plumb
1. Shoqëria “Kastrati” sha NIPT- K21711502V
Vlera e Ofertës pa tvsh 17 leke/liter – marzhi i fitimit më i ulët shprehur në vlerë absolute (ose 11.5% – marzhi i fitimit shprehur ne %).
• Loti III Blerje gaz i lëngshëm
Nuk është paraqitur asnjë ofertë.
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, për Lotin e I, “Blerje Gazoil” (Diesel D1) Bashkia informon “Kastrati”sh.a se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme pa t.v.sh 15.4 lekë/litër – marzhi i fitimit më i ulët i shprehur në vlerë absolute (ose 10% – marzhi i fitimit shprehur ne %) është identifikuar si oferta e suksesshme.
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, për Lotin e II, “Benzinë pa plumb”, Bashkia informon “Kastrati”sh.a se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme pa t.v.sh 17 leke/liter – marzhi i fitimit më i ulët shprehur në vlerë absolute (ose 11.5% – marzhi i fitimit shprehur ne %), është identifikuar si oferta e suksesshme.

energjia.al, 11.04.2013