Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkarkime nga HEC-et, në Obot gjendje emergjence, banorët apel për ndihmë

Zgjerohet ndjeshëm harta e përmbytjeve në Shkodër. Shpallet gjendja e emergjencës për zonën e Obotit, ndërsa është rritur me mijëra ha zona e përmbytur dhe janë shtuar me qindra shtëpitë e rrethuara nga uji. Nga të dhënat më të fundit të Shtabit të Emergjencave në këtë qark, raportohet se sipërfaqja e përmbytur shkon në 6000 hektarë, ndërsa janë të izoluara nga uji mbi 700 banesa. 
OBOT GJENDJE EMERGJENCE, BANORET THIRRJE PER NDIHME: DEMET JANE KOLOSALE
Në orët e drekës të së hënës janë shënuar 6 mijë ha tokë e përmbytur, ndërsa numri i shtëpive me prani uji ka shtuar në 730. Situata tashmë konsiderohet alarmante. Ne Obot shpallet gjendja e emergjences civile.
Prej një muaji zona e Shkodrës është nën rrezikun dhe duke vuajtur përmbytjet. Ministria e Brendshme vetëm pas kërcënimit që bënë banorët e zonës së OBotit, pas 20 ditësh të izoluar, shpalli këtë të hënë gjendjen e emergjencës për këtë zonë.
Nëse do të respektohen kushte e gjendjeve të emergjencës në këtë zonë që të marten duhet të nisë shpërndarja e ndihmave ushqimore për njerëzit dhe gjënë e gjallë dhe duhet të jepen ndihma për Bujqësinë dhe Blegtorinë. Shtabi i emergjencës në Prefekturën e Shkodrës vazhdon të pohojë se situata po monitorohet shumë mirë prej tyre edhe pse në fakt nuk kemi zvogëlim të sipërfaqeve me ujë apo pakësim të problemeve për banorët.
Pëllumb Dani shefi i emergjencës civile në Prefekturën e Shkodrës pranon shtimin e zonave me ujë duke deklaruar se tashmë edhe komuna e Bushatit është e përmbytur në pjesë të konsiderueshme të saj.
Banorët në zonat e përmbytura apelojnë për ndërhyrje emergjente. Sipas tyre, dëmet janë shumë të mëdha në bujqësi, ndërsa situata më emergjente paraqitet për bagëtitë, rezervat ushqimore të të cilave janë drejt përfundimit.
Fshati Obot është fshati më problematik në të cilin mund të lëvizësh vetëm përmes varkave. Në komunën Ana e Malit ndodhen nën ujë 1800 ha tokë, ndërsa të izoluara nga uji janë 260 shtëpi. Në Dajc janë 117 banesa të rrethuara nga uji , 7 prej tyre janë të përbytura.
Burime zyrtare nga Prefektura e Shkodrës pohojnë se shkarkimet nga hidrocentrale do të vazhdojnë.
Pëllumb Dani sqaron: “Nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit është shkarkuar ujë me intensitet të lartë nga 900 m3/sek deri në 1200 m3/sek dhe si pasojë është rritur sipërfaqja e zonës së përmbytur në të gjithë zonën e Nënshkodres. “Shkarkimet në Fierzë, aktualisht janë 400 m/kub për sekondë. Ndërkohë nga Hidrocentrali i Komanit, shkarkimet janë 1100 metër kub/sekondë, ndërsa nga Vau i Dejës, 1200 metër kub për sekondë. (Rrezarta Dracini, Shkoder)
Vijojnë shkarkimet në 3 HEC-e, në Shkodër situatë problematike
Komuna më e prekur është ajo e Anës së Malit. Në këtë komunë, fshatrat Goricë, Muriqan dhe Obot, prej disa ditësh vijojnë të jenë të izoluar totalisht. Banorët në këtë zonë apelojnë për ndërhyrje emergjente. Sipas tyre, dëmet janë shumë të mëdha në bujqësi, ndërsa situata më emergjente paraqitet për bagëtitë, rezervat ushqimore të të cilave janë drejt përfundimit. Fshati Obot është fshati më problematik në të cilin mund të lëvizësh vetëm përmes varkave. Në komunën Ana e Malit ndodhen nën ujë 1800 ha tokë, ndërsa të izoluara nga uji janë 260 shtëpi.
Si pasojë e përmbytjeve vijojnë të jenë të bllokuara rrugët, Shkodër-Dajç, Shkodër-Obot dhe Shkodër-Velipojë.
Shkarkimet në të tre Hidrocentralet, Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës vijojnë edhe ditën e sotme. Sipas të dhënave raportohet se niveli i Fierzës, mëngjesin e sotëm është në kuotën 296.4 cm, duke shënuar një ulje prej rreth 15 cm, krahasuar me një ditë më parë.
Shkarkimet në Fierzë, aktualisht janë 400 m/kub për sekondë. Ndërkohë nga Hidrocentrali i Komanit, shkarkimet janë 1100 metër kub/sekondë, ndërsa nga Vau i Dejës, 1200 metër kub për sekondë.
Ndërkaq dalja e liqenit ka përmbytur pedonalen në hyrje të qytetit të Shkodrës, si dhe ka bllokuar totalisht rrugën drejt Shirokës. Përgjatë këtyre ditëve, banorë të këtyre zonave, kanë ngritur shqetësimet, se organet përkatëse nuk po marrin në konsideratë situatën e krijuar nga përmbytjet. Ato kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, pasi prej rreth 25 ditësh vijojnë të jenë të përmbytur.

energjia.al, 08.04.2013