Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimet klimaterike, do të rishikohet strategjia

Strategjia kombëtare e cila parashikon masat për përballimin e ndryshimeve klimatike do të rishikohet. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se tashmë ka nisur rishikimin. Sipas tij  në këtë draft, parashikohet procesi i planifikimit dhe bashkëpunimit në fushën e transporti dhe energjisë.
Masa këto që do të zbatohen kryesisht në zonat e ulëta bregdetare ku sipërfaqet e tokës humbasin për shkak të gërryerjes dhe në anën tjetër zhdukjes së biodiversitetit, fenomen me të cilën po përballemi gjithnjë e më shpesh.
“Në këtë draft dokument është konsideruar me rëndësi të veçantë nevoja për të ndërtuar kapacitetet dhe për të krijuar bazat për t’u përgjigjur në mënyre proaktive nevojës për adaptim ndaj ndryshimeve të klimës, e në mënyrë të veçantë në procesin e planifikimit, nxitja e bashkëpunimit ndërsektorial veçanërisht në fushën  e transportit dhe energjisë dhe zbatimi i masave adaptuese ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë të veçantë në zonën e ulët bregdetare për zbutjen e ndikimit të klimës qe kanë të bëjnë me humbjen e sipërfaqes tokësore e dëmtim të habitateve, varfërim të biodiversitetit dhe presion në uljen e cilësisë e nivelit të jetës në zonat e banuara” theksoi Mediu. Sipas draftit, duhet të nis identifikimi i objektivave dhe indikatorëve në zbatim të tyre, evidentimin e faktorëve të riskut më pas monitorimi dhe vlerësimi i situatës.

Revista Monitor, 05.04.2013