Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bosnja miraton kornizën e Strategjisë së Energjisë, përfiton fonde

Qeveria e Bosnje dhe Hercegovinës ka miratuar një Strategji të Energjisë deri në vitin 2035, pas një periudhe negociuese dhjetëvjeçare, gjatë së cilës vendi ka humbur 200 milionë euro (232.3 milionë dollarë) në financimin e sektorit të energjisë, bëri me dije Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja (FIPA).

Bosnja tani ka akses në fondet e IPA-s nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) për sektorin e energjisë, të cilin ajo e humbi gjatë viteve të fundit, tha FIPA në një deklaratë.

“Miratimi i këtij dokumenti strategjik përcakton rrugën e zhvillimit të sektorit të energjisë boshnjake deri në vitin 2035, i cili do të ketë një ndikim pozitiv në investime, si dhe në reformat e tregut dhe rregullatorëve në të gjitha segmentet e sektorit të energjisë”, shpjegoi FIPA.

Strategjia pritet të ndihmojë në mënyrë indirekte rritjen e punësimit, zvogëlimin e borxhit publik dhe përmirësimin e konkurrencës në Bosnje.

Dy njësitë autonome të Bosnjes – Republika Serbe dhe Federata – iu nevojitën dhjetë vite për të negociuar një strategji të energjisë në nivel shtetëror.

Revista Monitor,  04.09.2018