Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libri “Gjeopolitika Energjetike dhe Siguria Kombëtare. Qasje në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria”

Portali i Energjise nga sot fillon nje sherbim te ri te quajtur “Kendi Librit”. Ketu ju mund te gjeni librat me tematike nga fushat e energjise, naftes, gazit dhe mjedisit. Jane te ftuar te gjithe te interesuarit qe te kontribuojne duke derguar materialet e tyre. Me poshte eshte prezantimi i librit te pare:

Në Qërshor 2012 Qendra  Studimore Kërkimore “Hapësirë” botoi librin e saj më të fundit “Gjeopolitika Energjetike dhe Siguria Kombëtare. Qasje në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria”. Ky botim shkencor i redaktuar nga Prof. Dr. Pajtim Ribaj dhe Doktorant Elton Qendro sjell punimet dhe studimet e prezantuara në konferencën shkencore kombëatre me të njëjtin titull të mbajtur në në 10 Dhjetor 2011 në mjediset e Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”.
Ky libër trajton një nga çështjet më sensitive të kohës, që lidhen me sigurinë energjitike dhe sfidat e sigurisë energjitike në të ardhmen dhe impakti në sigurinë kombëtare. Rëndësia e tematikës prezantuar në këtë punim shkencor përforcohet nga zhvillimet më të fundit në vendin tonë ku mungesa e sigurisë energjitike përbën një sfidë për politikat qeverisëse dhe gjithashtu prezantimin e zhvillimeve të reja në fushën e gazifikimit të vendit tonë përmes firmosjes së marrëveshjes për zhvillimin dhe gazifikimin e vendit tonë në kuadër të përfshirjes në projektin TAP (Trans Adriatik Pipeline).
Pikërisht, ky botim sjell në vëmendje disa nga problematikat dhe sfidat kryesore në fushën e gjeopolitikës energjitike, sigurisë energjitike përmes një qasje në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht vendit tonë, Shqipërisë. Pavarësisht se pjesëmarrësit dhe referuesit e punimeve i përkasin botës akademike, problematika e trajtuar dhe pyetjet dhe sugjerimet që u përçuan përbëjnë një platformë të rëndësishme për politikat dhe strategjitë kombëtare në fushën e sigurisë energjitike, diversifikimit të energjisë dhe trajtimit të saj në dokumentat strategjikë kombëtare siç janë Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Kombëtare e Energjisë, Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes dhe ajo e Mjedisit.
Ky punim gjendet në biblotekën kombëtare dhe libraritë e qytetit.

energjia.al, 25.03.2013