Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fierza rezerva hidrike dhe për verë pa shi

Liqeni i Fierzës po shkon drejt kuotës maksimale të tij. Prurjet e lumenjeve Drin i Bardhë dhe Drin i Zi janë në pikun e tyre.
H/C Fierza ka mbyllur portat prej kohësh dhe nuk është ende në prodhim.
Ky nivel i Fierzës ka krijuar rezerva të bollshme hidrike për të përballuar edhe verën e nxehtë dhe pa reshje, raporton abcnews.
Specialistët thonë se ka rezerva të mjaftueshme të paktën për 5 muaj.
Këto përllogariten jo vetëm nga prurjet aktuale të lumenjeve, por edhe nga bora në lartësitë e maleve.

Gazeta Koha Ditore, 19.03.2013