Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria ‘pushtohet’ nga shiu! Rritet niveli i Fierzës

Kjo e mërkurë e ka gjetur vendin nën “pushtetin” e reshjeve të shiut! Për pushuesit e këtij fillim gushti, këto dy ditë nuk ka plazh, pasi reshjet e shiut do të zgjasin deri nga fundjava, ku pritet të ketë një përmirësim të motit. Reshjet e shiut kanë qenë me dendësi të lartë në shumë qytete. Në Vlorë, era e fortë ka marrë me vete shezlonge dhe çadra. Ajo që ka lënë pas është një pamje jo shumë e bukur për askënd, aq më tepër për pushuesit.

Teksa në Vlorë, shiu u ka “shkatërruar” pushimet, në Fier ai ka shërbyer për shuar flakët e zjarrit në Seman, të cilët forcat zjarrfikëse po mundoheshin prej tre ditësh.

Pas disa muajve thatësirë, reshjet e shiut në Kukës kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit. Ndërkohë, edhe basenet kryesore të qytetit që furnizojnë me ujë të pijshëm janë mbushur plot, duke bërë që banorët të mos kenë mungesa siç kanë ndodhur në dy muajt e fundit. Megjithatë, shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore dhe dytësore si pasojë e amortizimit, ku ka pasur edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Shqiptarja.com  06.08.2020