Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Nga mesnata lirohen derivatet e naftës

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 1,50 denarë, gjegjësisht për 2 denarë për litër, vendosi sot Komisionit rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 83,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 85 denarë për litër. EURODIZEL lirohet për 1,50 denarë dhe do të kushtojë 71 denarë për litër.
Ulje të çmimit për 1,50 denarë ka edhe tek vaji ekstra i lehtë për amvisëri, çmimi i së cilit do të kushtojë 59,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit lirohet për 0,598 denarë për litër dhe do të kushtojë 43,005 denarë për kilogram. Korrigjimi i çmimit të derivateve të naftës është për shkak të çmimit më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar të tregut botëror në periudhën 14-ditore dhe kursi më të lartë të denarit në krahasim të dollarit. Alsat-M

TV Alsat-M, 11.03.2013