Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Shtrenjtohen sërish benzinat dhe dizeli

Çmimet e benzinave dhe derivateve dizel, prej sonte në mesnatë rriten për një denarë deri një denarë e gjysmë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin rriten çmimet e derivateve të naftës të rafinuar dhe me pakicë mesatarisht për 1,87 gjegjësisht 1,34 për qind.
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për një denar për litër dhe tani do të kushtojë 85 denarë, ndërsa  EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për 1,5  denarë dhe do të shitet për 87 denarë për litër Çmimi i EURODISEL (D-E-V) rritet për një denarë për litër dhe do të arrij 72,5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shtrenjtohet për gjysmë denari për litër dhe do të shitet për 61 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,675 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC, i cili tani do të shitet për 43,603 denarë për kilogram.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 25.02.2013