Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontratat e shitjes së katër HEC-eve për ratifikim në Parlament

Qeveria shqiptare shpreson që të marrë së shpejti rreth 110 milionë eure nga shitja e hidrocentraleve Ulez-Shkopet dhe HEc Bistrica 1 dhe 2, blerësi i të cilave është kompania Kurum.
Burime Kuvendi bëjnë të ditur se kontrata e shitjes se katër hec-ve ka ardhur këto dite për ratifikim në parlament. Pasi të ratifikohet nga Parlamenti,  procesi do të vijojë me dekretimin nga presidenti i Republikës, duke i hapur rrugën arkëtimit të parave që janë aq të nevojshme për momentin, në një kohë që të ardhurat në buxhet për vitin 2012 shënuan një performancë negative.
HEC-et e shitura
Sipas të dhënave nga Enti rregullator i Energjisë, hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2 kanë përkatësisht nga 3 dhe 1 njësi dhe një kapacitet të instaluar prej përkatësisht 23.1 dhe 5MW.
HEC-i Ulëz Shkopet ka një kapacitet të instaluar prej 24MW.
Të tre hidrocentralet në shitje kanë një kapacitet të instaluar prej 52.1 MW, që përbën rreth 3.4% të totalit të kapacitetit të instaluar të hidrocentraleve shtetërore në vend.
Kurum
Kurum ka aktivitet në Shqipëri në fushën e metalurgjisë dhe është një ndër konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në vend, me rreth 7% të totalit të konsumit. Që prej fillimit të vitit 2012, Kurum është licencuar si klient i kualifikuar, ku hyjnë klientët e lidhur me linjat e tensionit të lartë (110 kV dhe më lart) dhe klientët me një konsum vjetor më të madh se 50 milion kah. Ata kanë të drejtë që të unzohen nga furnizues të kualifikuar, që licencohen nga ERE, duke krijuar nj treg prej rreth 40-50 milion euro në vit (dhe duke ia hequr këtë shumë CEZ, që i furnizonte këta klientë përpara liberalizimit të pjesshëm të tregut).

Revista Monitor, 25.02.2013