Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, EVN: Liberalizimi tregut të energjisë nuk varet prej nesh

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike që duhej të kishte nisur që në 1 janar të këtij vitit është shtyrë për në 1 korrik. Kreu i kompanisë maqedonase të energjisë “EVN Maqedoni”, Koço Angjushev tha se në ligjin “Për energjetikën” do të bëhen disa plotësime në lidhje me rregullat tregtare dhe sistemet tarifore, që janë në kompetencë e Komisionit Rregullator për Energjetikën.”Nuk bëhet fjalë për mungesën e dëshirës së kompanive për t’iu bashkuar procesit të liberalizimit, por për mungesë informimi nga ana e tyre. Megjithatë, është e rëndësishme që palët të përgatiten, po kështu edhe EVN-ja, si shfrytëzuese dhe drejtuese e rrjetit të shpërndarjes” tha Angjushev.

Revista Monitor, 21.02.2013