Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Interpelanca e plote e Haxhinastos, konfirmohet deshtimi i Albpetrolit

Haxhinasto: I perkas nje force te majte, me shume se partia qe ju perfaqesoni.
Haxhinasto: Pasuritë nuk janë të mbeten nën tokë, por të shfrytëzohen në të mirë të mirëqenies dhe shërbimeve publike që shqiptarët kanë nevojë.
Haxhinasto: Cdo veprim eshte ne perputhje te plote me ligjin, per asnje rast nuk do te tolerohet shkelja e tij
Replikat gjate interpelancave
Interpelanca per privatizimin e Albpetrol
-Edmond Haxhinasto: “Kërkesa ka të bëjë për kuadrin ligjor për procesin e privatizimit të “Albpetrolit”. Por ju thatë së është një kërkesë padi dhe duhet të linim në heshtje, por për hir të detyrimit që kemi për ta bërë këtë gjë do të paraqes ligjshmërinë e procesit, që sipas vlerësimit tim është i bazuar në ligj dhe ka pasur parasysh ligjin dhe vetëm ligjin. Konsideratat e tjera qofshin ideologjike për pronën publike apo private mund t’i diskutojmë edhe sot. Sigurisht që i përkas një force të majtë ndoshta shumë më shumë se partia që ju përfaqësoni, por jam për një eficencë ekonomike, pasi pasuritë e vendit duhet të shfrytëzohen me eficencë. Pasuritë nuk janë të mbeten nën tokë, por të shfrytëzohen në të mirë të mirëqenies dhe shërbimeve publike që shqiptarët kanë nevojë.
Ofertat (për “Albpetrolin”) kanë qenë të vlefshme për periudhën 120 ditë pas datës së hapjes së ofertës. Ofertat janë hapur në një proces publik në datën 7 shtator, siç e përsërita dhe për pasojë vlefshmëria e ofertave në garë ka përfunduar në datën 7 janar.
Ministria e Ekonomisë, në zbatim të detyrës të caktuar nga Këshilli i Ministrave shfrytëzoi vlefshmërinë kohore të ofertave, nga ku konstatoi se ato ka qenë të vlefshme për periudhën 120 ditë, pas datës së hapjes së ofertës. Ofertat janë hapur në një proces publik në datë 7 shtator dhe për pasojë vlefshmëria e ofertave në garë ka përfunduar me 7 janar.
Në këto kushte Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës filloi menjëherë procedurat e tërheqjes së garancisë së ofertës së këtij konsorciumi, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi, pra në 7 dhjetor”.
-Erjon Braçe: “Ku janë sot 85 milionë euro që ju duhet t’i kishit në arkën tuaj? Pse nuk i arkëtoni, ku janë paratë”?
-Edmond Haxhinasto: “Duhet bërë pagesa e 20 përqindshit, gjë që dështoi. Në momentin që kjo dështoi u kërkua sipas të gjitha procedurave ligjore, kërkesa për 85 milionëshin. Dhe, kjo procedurë vazhdon.
Këshilli i Ministrave, me vendimin 74, datë 01/02/2013, në vijim të procedurave të privatizimit të shoqërisë vendosi të shpallë të mbyllura negociatat për kontratën e ‘Vetro Energy’. Në këtë vendim autorizohet Ministria e Ekononimisë, Tregtisë dhe Energjetikës për të vlerësuar vazhdimin e vlerësimit të ofertave të tjera”.
-Erjon Braçe: “Garancia që ne po flasim, është jashtë afateve të vlefshëmrisë së saj, pra edhe ajo ka ka vdekur si edhe oferta. Atëherë çfarë do të merrni ju kur edhe vlefshmëria e ofertës ka vdekur”!?
-Edmond Haxhinasto: “Tani më thoni zoti Braçe, a u gëzuat apo u hidhëruat nga ky proces privatizmi, sepse nuk duket qartë. Argumentoni që me çdo kusht duhet të kishte përfunduar dhe duhet të ishte shpallur një fitues, por nuk mund ta bëjmë këtë në kundërshtim me ligjin”!
-Erjon Braçe: “Po zoti ministër u lumturova që ky proces privatizimi dështoi siç konfirmuat ju këtu pak më parë”.
Interpelanca per CEZ Shperndarjen
-Edmond Haxhinasto: “Ka një vendim strategjik, që të dihet mirë, nga ana e kësaj kompanie që të largohet nga rajoni. Të largohet, pasi nuk përbën më objektiv strategjik të saj. Objektivat strategjikë të kompanisë “CEZ” janë diku tjetër”.
-Erjon Braçe: “Vetëm ndaj “KESH”-it borxhi është 325 milionë dollarë sot që flasim! U ka bankave në Shqipëri një borxh që ka arritur në 250 milionë dollarë”!
-Edmond Haxhinasto: “Çdo detyrim institucional janë fatura të “CEZ”-it. Ju përmendët disa shifra, ekspozimi që ka ndaj “KESH”-it, ekspozimi që ka ndaj “OST”-së, keto janë detyrim i kësaj kompanie”.
Interpelancë e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste
(Kërkesa: Situata aktuale në sistemin elektroenergjetik shqiptar, veçanërisht pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për heqjen e liçensës kompanisë CEZ Shpërndarje)
Te nderuar deputete,
Sektori energjetik ne vitet e fundit ka njohur nje transfomim te plote persa i perket drejtimeve kryesore te tij:
•       gjenerimit te energjise elektrike;
•       rritjes se kapaciteteve te transmetimit dhe lidhjen e rrjetit shqiptar te transmetimit me ate nderkombetar;
•       modernizimin e kuadrit ligjor si dhe rritjen e rolit te Entit Rregullator te Energjise si nje institucion shume i rendesishem dhe garant per mirefunksionimin e tregut te energjise.
Kuadri i sotem ligjor qe rregullon kete sektor, ka mundesuar dy objektiva kryesore:
1.     nxitjen e investimeve ne sektorin e gjenerimit te energjise, e ne vecanti ne ate te gjenerimit te energjise se rinovueshme;
2.     liberalizimin e tregut ne vijimesi, duke percaktuar qarte rolet e aktoreve te tij, sipas praktikave me te mira dhe direktivave te fundit te Bashkimit Evropian.
Synimi perfundimtar i kesaj reforme, ka qene, eshte dhe do te mbetet furnizimi i sigurte, i panderprere e me kosto te ulet me energji elektrike per konsumatorin shqiptar.
Pak vite me pare, energjia elektrike ishte nje mall qe mungonte, here pjeserisht dhe here plotesisht, duke demtuar keshtu rende ekonomine, bizneset dhe cilesine e jete se qytetareve. Sot, jemi absolutisht ne nje tjeter situate. Nuk ka me nderprerje energjie per shkak te mungeses se saj.
Me lejoni te ndalem ne disa elemente te situates aktuale sipas aktoreve kryesore te sektorit te energjise elektrike ne vend.
A.  Gjenerimi i energjise
Pas miratimit te kuadrit rregullator per nxitjen e investimeve private ne kete sektor, nepermjet mekanizmit te PPP, sot ne kemi filluar te marrim frytet e para te kesaj reforme, te cilat jane dyfish te rendesishme:
a.     Sepse per here te pare pas tre dekadash, Shqiperia po rrit ndjeshem, kapacitetin e saj per prodhimin e energjise, dhe
b.    Sepse ky investim eshte ne energji te rinovueshme, vecanerisht e vlefshme per sfiden globale te mjedisit dhe klimes.
Deri me sot, Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës ka nënshkruar në total 127 Kontrata koncesioni për ndërtimin apo rehabilitimin e 362 hidrocentraleve, me fuqi te vendosur 1500 MW dhe investim 2.3 miliard euro.
 Deri me sot, kane hyre ne prodhim 53 HEC, me fuqi te pergjithshme te instaluar prej 107 MW, dhe investim total 175 milione euro. Te punesuar direkt  jane me shume 5 mije punonjes, dhe indirekt deri ne 12 mije te tille.
Pritet te hyjne ne prodhim deri ne fund te vitit 2013, 45 hidrocentrale me fuqi rreth 165MW, me nje investim total 215 Milione euro.
Deri ne fund te vitit 2015 do te hyjne ne prodhim 982 MW te tjera, me investim 1 miliard e 545 milione euro.
Ketyre i shtohen disa projekte shume te medha te cilat priten te fillojne dhe te lancohen kete vit:
•       ndërtimi i hidrocentraleve  në kaskadën e lumit Devoll nga konsorciumi EVN me një vlerë investimi prej 940 milion euro dhe me fuqi te instaluar prej rreth 320 MW
•       ndërtimi i dy hidrocentraleve në Ashtë nga kompanitë austriake EVN dhe VERBUND  me një investim total prej rreth 142 milion Euro dhe me  fuqi të instaluar prej rreth 50 MW. Hidrocentrali Ashta 1 ka filluar prodhimin.
•       projekti për ndërtimin e kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Fan i Madh dhe Fan i Vogël, me fuqi të instaluar rreth 88 MW dhe me një vlerë investimi 99 milion euro, kontratë kjo e nënshkruar gjatë vitit 2011.
•       projekti për ndërtimin e kaskadës mbi lumin Curraj me fuqi të instaluar rreth 98 MW dhe me një vlerë investimi rreth 100 milion euro, kontratë kjo gjithashtu e nënshkruar gjatë vitit 2011.
•       projekti për ndërtimin e kaskadës mbi lumin Osum me fuqi të instaluar rreth 152 MW dhe me një vlerë investimi rreth 231 milion euro, kontratë e cila pritet te finalizohet shume shpejt.
Jane pajisur me leje për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impianteve të reja energjetike për ndërtimin e çentraleve që shfrytëzojnë energjitë e rinovueshme nga ERE 7 subjekte, te cilat do te ndertojne impiante me fuqi te instaluar 2776 GWh dhe vlere investimi  1 miliard e 362 milion euro.
Eshte dhene “Autorizim Përfundimtar” me Vendim të  Këshillit të Ministrave per ndertimin e nje parku eolik me fuqi 50 MW dhe vlere investimi 750 milion euro.
Janë pajisur me “Autorizim Paraprak” për fillimin e procedurave nga Ministria e Ekonomisë,  15 subjekte per ndertimin e centraleve me energji te rinovueshme me fuqi 1800 MW dhe vlere investimi 1 miliard e 775 euro.
Jane marre masa nxitese per te ndihmuar koncesionaret e HEC, sic jane heqja e TVSH per makinerite, heqja e taksave doganore per cimenton dhe hekurin qe perdoret per ndertimin e tyre, si dhe shume masa te tjera per te lehtesuar barren administrative post-koncensionare, procedurat per marrjen e lejeve apo licensave, Apo një sërë lehtësirash për marrjen e lejeve infrastrukturore.
Mbulimi i kerkeses per energji elektrike
Gjate vitit 2012 ne vendin tone u konsumua gjithesej rreth 7,7 miliard kWh, prej te cilave rreth 4,7 miliard kWh, pra 60% u furnizua nga prodhimi vendas dhe rreth 3 miliard kWh, pra rreth 40%, u importuan.
Po te nisemi nga ky konsum dhe po te bejme dhe diferencat ndermjet perfitimit nga ulja e humbjeve dhe rritjes se kerkeses per energji elektrike, rezulton se per te perballuar konsumin po prej rreth 7,7 miliard kWh ne vit, do te duhet nje shtese ne fuqine e instaluar prej rreth 1000 MW.
Ne qofte se u referohemi kontratave te koncesionit te nenshkruara deri tani rezulton se deri ne fund te vitit 2015 ne do te kemi nje fuqi shtese te instaluar prej rreth 1200 MW.
Pra, mund te themi se ne fund te vitit 2015 Shqiperia do te plotesoje nevojat e veta me energji elektrike dhe do te eksportoje ne vendet fqinje.
Veç kesaj do te optimizohen te ardhurat nga ky sektor sepse kjo energji mund te shitet me lehte ne pikun e kerkeses dhe eshte energji e paster.
B.  Trasmetimi  i energjise
Kemi percaktuar nje politike te qarte edhe per fuqizimin e kapaciteteve transmetuese dhe transformuese te energjise elektrike brenda vendit dhe atyre te interkonjeksionit, ne menyre qe ne perputhje me programet e saj dhe me angazhimet nderkombetare, te garantoje nje siguri te plote te furnizimit me energji elektrike te vendit.
Jemi duke realizuar koridorin Veri –Jug, nepermjet ndertimit te linjave 400 kV te interkonjeksionit Elbasan – Podgorice dhe Tirane –Prishtine, si dhe po punohet per ndertimin e koridorit Lindje –Perendim, nepermjet ndertimit te linjes 400 kV Maqedoni- Shqiperi. Prioritet perben edhe ndertimi i lidhjes se Shqiperise me Italine.
Para pak ditesh u firmosen marreveshjet me firmat ndertuese per ndertimin e linjes 110 kV Babice (Vlore)-Himare-Sarande, i linjes tjeter 110 kV Zemblak-Korce-Kolonje- Permet, si dhe rehabilitimi i linjes 110 kV Permet-Tepelene-Memaliaj, qe do te sigurojne nje furnizim pa nderprerje dhe me parametra teknik normale te konsumatoreve te ketyre zonave.
Sot, ne kete interpelance nuk u ndala ne perspektivat e medha qe i çelen edhe sektorit elekteroenergjetik nga lidhja e Shqiperise me rrjetin rajonal te gazit natyror, qe do te çoj ne rritjen e prodhimit te energjise elektrike me kosto te ulet, por dhe diversifikimin e burimeve te prodhimit te energjise elektrike, qe do te rrise si sigurine e furnizimit ashtu dhe konkurencen ne tregun e energjise.
C.  Problematika me Shperndarjen
Keqmenaxhimi i shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a nga administratorët çek solli në një situatë të vështirë, që pati ndikimin e vet në nderprerje te shpeshta te  furnizimin të klientëve me energji elektrike, në krijimin e një klime të acaruar ndërrmjet kësaj shoqërie dhe konsumatorëve.
Nga ana tjetër ky keqmenaxhim dhe deklarata e administratorëve çek se shoqëria nuk është në gjendje financiare të paguajë detyrimet ndaj KESH sha. dhe OST sha. dhe se nuk mund të sigurojnë energjinë elektrike për detyrimin që kishte ajo shoqëri, si dhe pamundësia për të kryer investime, e vunë veshtiresi të gjithë sektorit elektroenergjetik në përgjithësi.
Nga shoqeria KESH sh.a u operua me importin e energjise elektrike edhe per te mbuluar humbjet e energjise elektrike ne sistemin e shperndarjes, por dhe u perdor rezerva ujore energjetike ne hidrocentralet ne administrim te saj.
Po keshtu edhe Operatori i Sistemit te Transmetimit mundesoi garantimin e nje furnizimi te panderprere me energji elektrike te konsumatoreve dhe kryerjen e remonteve dhe investimeve e planifikuara.
Nisur nga sa me siper, ne kushtet e nje vakumi finaciar te ketyre shoqerive dhe rrezikimit te nje kolapsi total, jo vetem te sektorit energjetik, por te gjithe ekonomise se vendit, Qeveria Shqiptare siguroi financimet e nevojëshme për të garantuar furnizimin 24 orë në ditë të konsumatorëve me energji elektrike, dhe me masat e marra e përballoi situatën e krijuar.
Qeveria Shqiptare, perveç masave qe mori vet duke mbeshtetur KESH-in per importin e energjise se nevojeshme, bashkepunoi ngushte edhe me Banken Boterore, e cila dergoi ne Tirane nje mision te posaçem per te bashkepunuar me autoritetet shqiptare te sektorit te energjise per te tejkaluar kete situate dhe per te garantuar edhe ne vijim nje furnizim te panderprere te konsumatoreve me energji elektrike.
Ne bashkepunim me Banken Boterore u hartua nje Plan Veprimi, qe parashikonte edhe nje financim prej 60 milion dollare per te mbeshtetur kete sektor per 3 vitet ne vijim.
Nderkohe, në kushtet e një menaxhimi jo eficent, me probleme financiare dhe mangësi të theksuara në realizimin e detyrimeve kontraktuale, Enti Rregullator i Energjisë, në zbatim të procedurave ligjore, në datën 21 Janar 2013 u detyrua t’i hiqte licencat shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a dhe të caktonte një Administrator shteteror në drejtimin e saj.
Problematika e krijuar në shoqërinë CEZ Shpërndarje sh.a shtronte para administratorit të ri dhe Qeverisë Shqiptare disa sfida per tejkalimin e situatës kritike në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike dhe hartimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për zhvillimin e shoqërisë.
Në kushtet e një deformimi të skajshëm të marrëdhënieve me konsumatorin dhe të një papërgjegjshmërie të CEZ, për evidentimin dhe likujdimin e difekteve dhe avarive në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ndër detyrat kryesore emergjente të mënaxhimit të shoqërisë është konsideruar përmirësimi i shërbimit ndaj klientit, ne drejtim te zgjidhjes se ankesave; riparimit te defekteve, si dhe realizimit te investimeve te nevojëshme;
Deri në realizimin e këtyre objektivave janë marrë të gjitha masat e mundëshme teknike dhe organizative emergjente për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të shumë zonave, që ishin problematike në momentin kur u muar në administrim shoqëria. Sot nga 150 fshatra pa energji, nuk kane energji vetem 1/3 e tyre, ka një rënie të numrit të difekteve në rrjetin e tensionit të mesëm me rreth 25%, ka një rënie të kohëzgjatjes së difekteve me rreth 40%; ka një rënie të shpenzimeve operative me rreth 40%.
Niveli i humbjeve te energjisë elektrike dhe ai i arkëtimeve janë dy treguesit kryesorë që ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e shoqërisë, prandaj dhe puna kryesore për përmirësimin e performacës së shoqërisë do të përqëndrohet tek këta tregues.
Qellimi eshte: Rritja e të ardhurave, kryesisht nëpërmjet rritjes së arkëtimeve  si dhe Ulja e shpenzimeve administrative të shoqërisë
Duke qene se te dhenat e para jane premtuese, shoqeria CEZ Shperndarje do te filloje te importoje energjine elektrike per te mbuluar humbjet ne rrjetin e shperndarjes, si dhe do te filloje te shlyeje detyrimeve ndaj te treteve, sipas nje skeduli te monitoruar nga ERE.
Aktualisht Qeveria Shqiptare po ndërmerr hapat ligjore, në zbatim të marreveshjes së shitjes së 76% të aksioneve të OSSH-së tek kompania çeke dhe po pergatitet te paraqitesë çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar.
Për ta përmbylluar këtë interpelancë dua të siguroj të gjithë se nga Qeveria Shqiptare janë marrë dhe po merren të gjitha masat për rritjen e performancës së shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, për të garantuar një shërbim cilësor në furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve dhe për një përdorim eficent të te ardhurave që do të sigurohen nga shitja e energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, sipas një programi të detajuar do të trajtohen të gjitha detyrimet që shoqëria CEZ Shpërndarje ka ndaj subjekteve të tjera publike dhe private deri në normalizimin e marëdhënieve të të gjithë aktorëve që operojnë në tregun e energjisë elektrike.
Interpelance e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste
Kerkesa: Për kuadrin ligjor në procesin e privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” sh.a.
Te nderuar deputete,
Kerkesa eshte per ligjshmerine e procesit te privatizimit te kompanise shteterore te naftes Albpetrol.
Se pari, duhet te theksoj faktin e rendesishem se privatizimi i kesaj shoqerie eshte shpalluar ne programin ekonomik te kesaj maxhorance, nen angazhimin e saj per te ndermarre reforma te plota strukturore ne ekonomine shqiptare.
Ne te vertete, e gjithe perqasja qe qeveria shqiptare ka mbajtur ndaj ketij sektori kaq te rendesishem te ekonomise eshte ajo terheqjes se kapitalit te huaj financiar, te “know-how” dhe aplikimit te teknologjive te reja. Dhe nga kjo  perqasje ekonomia shqiptare dhe shteti shqiptar ka fituar. Ekonomia e ketij sektori eshte rivitalizuar, investimet kane kapur shifra rekord dhe prodhimi i naftes eshte rritur ndjeshem.
Ne krahasim me vitin 2005, ne vitin 2012 prodhimi i naftes eshte me shume se dyfishuar, duke arritur dhe tejkaluar ne afersisht 1 milione ton. Ndersa krahasuar me vitin 2011, ne 2012 rritja ishte me rreth 20 %.  Investimi ne kete sektor ne vitin 2012 arriti thuajse 310 milion $. Investimet ne total ne kete sektor kane arritur shifren e mbi 1 miliarde USD.
Shume i rendesishem eshte fakti  qe punonjesit qe jane larguar nga puna duke filluar qe nga viti 2004, si pasoje e reformave te ndermarra, tani tregu i punes ka mundur te perthithe punonjesit te cilet jane larguar ne vite nga ish-sektori shteteror si rezultat i ristrukturimit te ndermarrjeve. Deri ne fund te vitit 2011, punesimi ne sektorin hidrokarbur eshte rritur me rreth 5% ne krahasim me vitin 2004.
Te nderuar deputete,
Ligjërisht procesi i privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” sh.a. është referuar në ligjin bazë për privatizimin e sektorëve strategjikë, ligji nr. 8306, date 14.3.1998 “Per strategjinë e privatizimit te sektorëve me rendësi te veçante”, i ndryshuar. Në mbështetje dhe ne zbatim të ketij ligji, u përgatit dhe u miratua ligji nr. 10490, datë 15.12.2011 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” sh.a., Patos”.
Ky ligj percaktonte se forma e privatizimit te kompanise do te ishte nepermjet tenderit te hapur nderkombetar dhe se formula e privatizimit do te ishte privatizimi 100% i aksioneve te kesaj shoqerie.
Kompania “Albpetrol” ka si objekt dhe aktivitet kryesor, kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, që rregullohet me dy ligje bazë: Ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar dhe Ligjin nr.7811, datë 12.4.1994 “për miratimin me ndryshime të dekretit nr.782, datë 22.2.1994 “Per sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)”, të ndryshuar.
Me qëllim harmonizimin, qartësimin dhe përshtatjen e plotë të legjislacionit ekzistues në fushën e kërkim prodhimit të hidrokarbureve me zhvillimet aktuale në këtë sektor, duke patur në konsideratë edhe aktivitetin e disa shoqërive që operonin në vendburimet ekzistuese në kuadër të marrëveshjeve hidrokarbure, u përgatitën dhe u miratuan ndryshimet përkatëse ne keto dy ligje. Keto ndryshime mundesuan qe Albpetroli te trajtohej i barabarte, ne trajtimin rregullator dhe ate fiskal,  me te gjitha shoqerite e tjera qe operojne ne kete sektor.
Faktikisht shumica e vendburimeve ekzistuese qe administron Albpetrol sh.a. jane dhene me Marreveshje Hidrokarbure. Keto vendburime perfaqesojne rreth 95% te rezervave te njohura te naftes ne vendin tone.
Edhe ne rastin e privatizimit te Albpetrol sh.a., Marreveshjet Hidrokarbure te lidhura do te vazhdonin te ishin ne fuqi, nderkohe qe per vendburimet qe nuk jane dhene me marrëveshje hidrokarbure vete kjo kompani  do te hynte ne nje Marrëveshje Hidrokarbure me Ministrine sipas ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993), me afat 25 vjet.
Ne aspektin financiar, ne pagesen qe do te bente blerësi ishte perfshire edhe parablerja e te gjithe prodhimit qe merrte kompania Albpetrol sh.a.
Nderkohe qe pagesa e Rentes Minerare ne masen 10 % te vleres se gjithe prodhimit te naftes brut dhe te gazit, vlere e cila aktualisht merret nga Shteti, kjo Rente edhe ne Albpetrolin e privatizuar do te vazhdonte te merrej nga Shteti (perfshire edhe sasine e prodhimit qe do te konsiderohej Prodhim Paraekzistues dhe pjesë e Albpetrolit)
Në funksion të përgatitjes së plotë të procesit të privatizimit të shoqërisë “Albpetrol’ sh.a. ka qenë e nevojshme që kuadri ligjor të plotësohej edhe me aktet e nevojshme nënligjore, të cilat do të trajtonin:
1. Rregullat dhe procedurat për paraqitjen, hapjen dhe vlerësimin e ofertave për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a., gjë e cila u realizua nëpërmjet VKM nr. 107, datë 1.2.2012, “Për miratimin e rregullave për paraqitjen, hapjen dhe vlerësimin e ofertave për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” sha, Patos”,
2. Ristrukturimin e fuqisë punëtore për shoqërinë “Albpetrol” sh..a, duke patur në konsideratë funksionimin dhe aktivitetin e kësaj shoqërie pas privatizimit. Për këtë në mbështetje të dispozitave të ligjit nr. 10 490, datë 15.12.2011 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” sh.a., Patos”, por edhe të kuadrit ligjor bazë mbi të cilin kryen aktivitetin shoqëria “Albpetrol” sh.a. si një shoqëri tregtare (ligji nr. 7926, date 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore ne shoqëri tregtare”, i ndryshuar, si dhe ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar), u miratua VKM Nr. 106, datë 1.2.2012, “Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të shoqërisë “Albpetrol” sha, Patos”.
3. Rivlerësimin e raporteve të shoqërisë Albpetrol sh.a. në krejt aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në shkallë vendi, duke rritur rolin e saj në këtë sektor. Për këtë u përgatit dhe u miratua VKM Nr. 279, datë 12.4.2012, “Për miratimin e listës së objekteve të operacioneve hidrokarbure, pjesë e marrëveshjes së lidhur më 26.7.1993, ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës (sot Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) dhe Albpetrol-it, Bashkësisë Ekonomike të Naftës dhe të Gazit (sot shoqëria “Albpetrol”, sh.a.)”.
Procesi i privatizimit të kësaj shoqërie u asistua nga kompania konsulente ndërkombëtare Patton Boggs LLP dhe Zaka & Kosta dhe  u realizua nëpërmjet procedurave të tenderit ndërkombetar.
Në kuadrin e realizimit të aktiviteteve lidhur me procesin, me datë 9 Maj 2012 u publikua njoftimi për tenderin ndërkombëtar, për blerjen e 100 përqind të aksioneve të shoqërisë Albpetrol SHA. Informacioni paraprak lidhur me kuadrin ligjor dhe procedurat për tërheqjen e dokumentave të tenderit, u publikua në faqen zyrtare të METE, www.mete.gov.al. Gjithashtu në faqen zyrtare u përfshi edhe Data Room-i i kompanisë Albpetrol SHA.
Pas publikimit, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shprehën interes për pjesëmarrje në tenderin për privatizimin e shoqërisë Albpetrol sh.a, 20 kompani.
1.      APIC PETROLEUM CORP –Tiranë
2.      SilkRoad Equity LLC -Chicago, USA
3.      CALIK ENERJI – Ankara, Turkey
4.      TIWAY OIL  AS -Oslo, Norvegji
5.      Triple Five International LTD – Alberta, Canada
6.      Petromanas (Albania GmBH)- Zvicer
7.      Bankers Petrolium Albania LTD – (Fier)
8.      GPRO Group Co LTD – China
9.      YILDIZLAR SSS HOLDING – Ankara, Turqi
10.    GAZPROM – Rusi
11.     “Brack Kappa Albania” shpk-Shqipëri
12.     ZG Projekt LTD-Shkup -Maqedoni
13.     SAHARA INDIA PARIËAR – Indi
14.     Kurum International Sh.a – Shqipëri
15.     Ecolog International FZE – Germany, Dubai
16.     Israeli Investment Group- Izrael
17.     TRANSOILGROUP AG – Zvicër
18.     Thompson Global LP – USA
19.     Brightoil Petroleum Holdings Limited – Hong Kong
20.     Amber Shine INC – Dubai, UEA
Kompanitë e interesuara, kundrejt nënshkrimit të një marrëveshjeje konfidencialiteti me METE, morën akses në Data Room-in elektronik, me qëllim që të shfrytëzonin informacionin për shoqërinë, për të përgatitur ofertat e tyre. Përveç kësaj, ato u njohën edhe me Data Room-in fizik, gjatë proçesit të “Due Diligence-s” pranë kompanisë.
Në kuadër të promovimit të procesit, me datë 5 Korrik 2012, u organizua Konferenca e Ofertuesve, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga kompanitë e interesuara për procesin e privatizimit të shoqërisë Albpetrol SHA..
Në përputhje me rregullat e përcaktuara në VKM Nr. 107 datë 01.02.2012, data 7 shtator 2012, shënoi mbylljen e procesit të tenderit, nëpërmjet paraqitjes  së ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë Albpetrol SHA. Në këtë proces, paraqiten ofertat e tyre 6 kompani.
1.      Ecolog International FZE
2.      Win Business/Brightoil Petroleum (Konsorcium)
3.      JSC GazProm Neft
4.      Vetro Energy (Konsorcium)
5.      Bankers Petroleum Ltd.
6.      Amber Shine Inc.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ngritur me urdhër të Ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës,  pasi  shqyrtoi raportin  e  përgatitur  nga  konsulenti  Patton  Boggs dhe Zaka & Kosta, mbi  dokumentacionin  e  ofertave të paraqitura nga  kompanitë  pjesëmarrëse  në tender  dhe  pas   vlerësimit  tekniko – financiar me pikë, në mbështetje  të  kritereve të  përcaktuara  në VKM  Nr. 107, datë 01.02.2012, vendosi :
Të kualifikojë ofertat e tre kandidatëve:
–  Vetro Energy PTE. Ltd                                                 850,000,000.00 Euro
–  Win Business Energy (Aust.) Ltd/Brightoil Petroleum     297,600,000.00 Euro
–  Bankers Petroleum Ltd.                                               106,600,000.00 Euro
Të skualifikojë ofertat e kandidatëve:
•           Amber Shine Inc.
•           JSC GazProm Neft
•           Ecolog International FZ
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në bashkëpunim me konsulentin, përgatiti raportin përfundimtar  për  vlerësimin  e   ofertave ,  i cili ju paraqit Këshillit të Ministrave. Me datë 3 Tetor 2012, Këshilli i Ministrave me VKM nr. 634, datë 3.10.2012, miratoi raportin përfundimtar të Komisionit te Vlerësimit të Ofertave dhe shpalli kandidat fitues kompaninë Vetro Energy PTE. Ltd .  Ky vendim gjithashtu ngarkonte Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negocionte dhe të nënshkruante marrëveshjen me kandidatin fitues.
Në zbatim të këtij vendimi dhe të  VKM nr. 107, datë 01.02.2012 “Për miratimin e rregullave për paraqitjen, hapjen dhe vlerësimin e ofertave për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” sha, Patos”,  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi kandidatin  fitues për të filluar negocimin e marrëveshjes për blerjen e aksioneve të Albpetrol SHA, që  duhej të përfundonte  më 3 Nëntor 2012.
Pas një kërkese të Vetro Energy PTE. Ltd  për një shtyrje të periudhës së negocimit, në përputhje me përcaktimet ligjore, periudha e negocimit u shty deri më 3 Dhjetor 2012, por megjithatë Vetro nuk arriti të përmbushë detyrimet ligjore.
Konsorciumi Vetro Energy PTE, LTD dështoi në negocimin e kontratës, në përmbushjen e kërkesave të paraqitjes së provave të aftësive financiare dhe të vendosjes së garancisë së kontratës, si edhe në përmbushjen e të gjitha kërkesave të tjera gjatë negocimit të SPA-së.  Në këto kushte, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, filloi menjëherë procedurat për tërheqjen e garancisë së ofertës të këtij konsorciumi, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ne date 7 dhjetor kërkoi nga konsulenti një këshillim mbi mënyrën e vijimit të procedurës së privatizimit, duke qenë se situata e paraqitur ndodhte për herë të parë, dhe se vendimi nr. 634, datë 3.10.2012 i Këshillit të Ministrave, autorizonte METE-n të negocionte vetëm me kandidatin e renditur i pari, duke bërë të pazbatueshëm në këtë rast, procedurën e parashikuar në pikën 3.1, të Kreut VIII të VKM nr. 107, datë 01.02.2012. U konkludua nevoja për miratimin e një vendimi të ri të Këshillit të Ministrave që të autorizonte METE-n për vijimin e procedurës sipas pikës 3.1, të Kreut VIII të VKM nr. 107, datë 01.02.2012.
Në këto kushte, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të ofertuesit fitues, Këshilli i Ministrave me VKM nr. 74, datë 01.02.2013 “Për vijimin e procedurave të privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” sha Patos”, vendosi të shpallë të mbyllura negocimet e kontratës me Vetro Energy PTE, LTD. Në këtë vendim, gjithashtu autorizohet Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të fillojë negocimet me kandidatët e tjerë, ku thuhet se: “…. Në të kundërt, negocimet do të fillojnë me kandidatin e kualifikuar i dyti dhe, pastaj me kandidatët e tjerë, të kualifikuar pas tij, në përputhje me të njëjtën procedurë.”. Por, nderkohe, duhet mbajtur në konsideratë një të dhënë faktike që lidhet me vlefshmërinë kohore të ofertave të paraqitura nga kandidatët e renditur në vendin e dytë apo të tretë, dhe qe konfirmimi i validitetit te ofertës pasardhëse ka qene negativ.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në zbatim të detyrës së caktuar nga Këshilli i Ministrave, shqyrtoi vlefshmërinë kohore të ofertave, nga ku konstatoi se ato kanë qenë të vlefshme vetëm për një periudhë prej 120 (njëqind e njëzet) ditësh, pas datës së hapjes së ofertës. Ofertat janë hapur në një proces publik më datë 7 Shtator 2012 dhe për pasojë vlefshmëria e ofertave të mbetura në garë ka përfunduar më 7 Janar 2013. Në këto kushte, vijimi i procedurës për negocimin e kontratës me ofertuesit e renditur i dyti është i pamundur ligjërisht, për shkak se oferta e paraqitur prej tij ka humbur vlefshmërinë ligjore. E njëjta situatë paraqitet edhe me ofertuesin e renditur në vendin e tretë, sipas VKM nr. 634, datë 3.10.2012. Pra, aktualisht jemi në kushtet që asnjë nga ofertat e paraqitura nuk është më e vlefshme dhe nuk mund të vazhdojnë negocimet me ofertuesin e dytë dhe/ose të tretë.
Për këtë arsye, në mbështetje të ligjit nr. 10 490, datë 15.12.2011 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “ALBPETROL” sh.a. Patos”, si dhe vendimit nr.107, datë 01.02.2012, i është propozuar Këshillit të Ministrave që të shfuqizojë pikën  2 të VKM nr. 74, datë 01.02.2013 dhe të mbyllë procedurën e privatizimit të shoqërisë “ALBPETROL” sh.a. Patos. Pas mbylljes së procedurës së nisur, çështja e privatizimit të ALPETROL sh.a., do të trajtohet në përputhje me rregullat e vendosura nga legjislacioni në fuqi.

energjia.al, 22.02.2013