Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

A duhet t’i kërkojë Shqipëria 100 milionë $ Patton Bogsit për dështimin me Albpetrolin?

Gazeta DITA ka intervistuar keto dite profesor Maksim Shulin qe denoncon privatizimin e Albpetrolit. Ai shprehet se fitimi eshte 20 miliard dollare ne dy dekada. Hulumtimi në arkiva më çoi te nje artikull me titullin: “Privatizimi i Albpetrol, si humbin 20 miliardë dollarë” botuar nga i nënshkruari para një viti. Miqtë që e vunë re këtë përkim më pyetën nëse kisha punuar së bashku me prof.Shulin për këtë shifër. Në fakt, me prof.Shulin nuk njihemi, por mjafton te njihet kursi i dites ne bursa i fuçise se naftes, te njihet sasia e nxjerrjes vjetore te naftes ne Shqiperi dhe projeksionet per vitet ne vazhdim, dhe makina llogaritese  nxjerr kollaj shifren qe une jepja para nje viti. Me vjen mire që profesori e konfirmon sot kete shume.
Ne ate shkrim të botuar ne prill 2012, permendja edhe nje hipoteze tjeter: që Albpetroli i eshte destinuar nje kompanie amerikane me baze ne Kanada, Bankers Petroleum qe ka rrokur koncesione te majme ne vendin tone, te cilat i permend dhe z. Maksim Shuli.  Ja cfare shkruhej në prill 2012: «Asgjë nuk duhet paragjykuar, por nëse një ditë Albpetroli blihet nga Bankers Petroleum, rastësia s’do të na duket me rastësi ». Në fakt që në atë datë kam shkruar se Bankers petrolum ka si aksioner ish-gjeneralin Ëesley Klark dhe kjo firme e krijuar vetem me 2004 erdhi ne Shqiperi si me duar ne xhepa dhe nga viti ne vit u pasurua me naften shqiptare.
Deri ketu s’ka asgje te keqe. Ky eshte biznesi, s’ka vend per xhelozi. Por ashtu sic e kam vënë në dukje edhe në shkrimin e një viti më parë, Uesley Klark nuk ka vetëm Shqipërinë për t’u ushqyer (me ane te Bankers Petroleum), pasi është i pranishëm dhe në një numër shoqërish të tjera, ndër të cilat Global Options. Një shoqëri amerikane këshillimesh në fusha të ndryshme ku ai është koleg me Rodney Slater, ish-ministri i transporteve të administratës Klinton. Asgjë të habitshme, por bota është vërtetë e vogël. Rodney Slatter ka qenë partner avokat ne kabinetin Patton Boggs, ky kabinet i cili po përgatit sot në Shqipëri të gjithë dokumentacionin e privatizimit të Albpetrol për vetëm 320 milionë euro. (një shumë që Bankers Petroleum nuk e kishte më parë, por që falë fitimeve në Shqipëri e ka sot). Mos ndoshta duhet kërkuar aty dhe vonesa e privatizimit të Albpetrol? Asgjë nuk duhet paragjykuar, por nëse një ditë Albpetroli blihet nga Bankers Petroleum, rastësia s’do të na duket me rastësi. Por ky është biznesi. Nëse shqiptarët nuk janë të aftë ta bëjnë vete…Bankers Petroleum eshtë shembulli me i mirë, pasi aksionerët e saj që e kanë futur në burse të Torontos duke u mburrur me naftën shqiptare (kodi bursor:BNK.To) nuk kanë hezituar t’i marrin më shumë rreth 100 milionë dollarë kredi të bute Berzh-it, bankës europiane për zhvillim e rindërtim. Më një fjalë, Albpetroli do të shitet për një copë bukë, dhe rrezikon të blihet nga ata që e filluan me një « copë bukë”.
Cili qe çmimi qe i vuri Patton Boggs Alpetrolit? 320 milione euro. Vetem ne nje vit, 2012, Bankers Petrolum fale naftes shqiptare arketonte që në kohën kur kam botuar shkrimin e sipërcituar 415 milionë dollare ne vit ! A nuk ishte çmim “miqsh” atehere ai qe vinte Patton Boggs?  A nuk jane 300 milione euro si ç’ka per t’u shitur Albpetroli ,  nje cope buke?  Nuk i heq asnje presje asaj qe kam shkruar; dhe sot pyes: Si shpjegohet qe Albpetroli desh u shit 1 miliard dollare tek Vetro Kompani?  Desh u shit. Por nuk u shit. A mos qe kjo e gjitha nje farse? Dy variante,  ose te fitohej kohe qe Bankers Petroleum te bente shumen 300 milion per ta blere Albpetrolin, ne momentin kur Vetro do te terhiqej, siç po ndodh. Ose oferta nje miliard dollare u be kot, kasten, ne menyre qe diten kur kjo oferte te anullohej, shqiptaret te ishin te kenaqur dhe me kocken “300 milion euro” qe do te na jape kompania kineze ne vend te dyte ne ankand, por qe do te skarcohet. Pastaj i vjen rradha si rastesisht Bankers Patroleumit ne vend te trete ne ankand. Por te gjitha keto jane hamendje.
Une bera pune time investiguese si gazetar dhe leshova nje hipoteze; ajo qe dua te them, dhe qe me shokon sot, eshte se me duket nje rastesi e jashtezakonshme qe ne kete skenar si te ujdisur  Vetro Kompani terhiqet si pa gje te keqe pasi na kishte bere te enderronim per 1 miliard dollare. Dhe askush s’mban pergjegjesi. Nganjehere pyes veten, per cfare i merr kjo qeveri shqiptaret, per afrikanë?
Sa per Patton Boggs, kesaj firme konsulente amerikane e paguar nga parate e shqiptareve per te mbrojtur interesat e shqiptareve, jo vetem qe s’i hyn asnje gjemb ne kembe per kete mega-fiasko , me e madhja ne privatizimet ne ekonomine shqiptare pas komuniste, pra jo vetem qe s’peson as gjoben me minimale, por kontraktohet serish nga qeveria shqiptare per  misione te reja?! Kulmi eshte se ajo vazhdon ende te jete padronia e proçesit te privatizimit te Albpetrolit, ne nje kohe qe Patton Boggs duhet flakur jashte territorit tone si kompani konsulente non grata. Kjo firme na detyrohet 100 milione dollare. Eshte ajo qe u be garant per seriozitetin e Vetro Kompani. Ligji thote qe kur bleresi terhiqet, firma qe ka organizuar konsulencen duhet te jete siguruar se mban kapar per shqipteret 10% te shumes se privatizimit , pra 10% mbi 1 miliard, qe i thone 100 milione dollare qe duhet t’i bllokohen Patton Bog-sit.
Dhe po nuk e pati kete shume t’ia kerkojme me proces. Shqiptaret nuk njohin Vetro e ster Vetro. Ata njohin avokatin e tyre mbrojtes qe e kane paguar shtrenjtë me taksat e tyre per privatizmin e Albpetrolit, qe quhet Patton Bogs. Ende s’e kuptoj se si nuk ka kallzim ne prokurori kundra Patton Boggs ose per mashtrim, ose per sabotim, ose per mungese kompetence me pasoja per ekonomine shqiptare.  Kaq kisha per te thene per Albpetrolin. Shtoj po ashtu qe asnje vendim tjeter te mos merret per kete kompani pasuri e shqiptareve te pakten deri ne zgjedhjet e qershorit. Populli sovran te vendose me ane te atyre te cileve do t’u jape voten.

Gazeta Dita, 16.02.2013