Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hyn ne fuqi shitja e 4 HEC-eve. zbardhen raportet e komisionit

VENDIM Nr. 26, datë 9.1.2013 PËR MIRATIMIN E RAPORTIT PËRFUNDIMTAR TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE DHE TË KANDIDATIT FITUES PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2” SHA.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar dhe të neneve 3, 5 e 8 të ligjit nr. 10 430, datë 9.6.2011 “Për krijimin e shoqërive “HEC Ulëz – Shkopet” sh.a. “HEC Tiranë, Lanabregas” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a. dhe përcaktimin e formës e të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz – Shkopet” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a.” me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave, paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për privatizimin e shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International” sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a., me vlerë 52,000,000 euro.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratën me kandidatin fitues, shoqërinë “Kurum International” sh.a.
4. Ngarkohet Ministria e Financave, që, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të bëjë identifikimin e vlerës së TVSH-së së rimbursueshme për shoqërinë “Kurum International” sh.a., përpara firmosjes së kontratës.
5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Ketu mund te lexoni raportin e plote.

VENDIM Nr. 27, datë 9.1.2013 PËR MIRATIMIN E RAPORTIT PËRFUNDIMTAR TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE DHE TË KANDIDATIT FITUES PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË “HEC ULËZ – SHKOPET” SHA.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar dhe të neneve 3, 5 e 8 të ligjit nr. 10 430, datë 9.6.2011 “Për krijimin e shoqërive “HEC Ulëz – Shkopet” sh.a., “HEC Tiranë, Lanabregas” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a. dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz – Shkopet” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a.”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave, paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e shoqërisë “HEC Ulëz – Shkopet” sh.a., i cili i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International” sh.a., si fituese, për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Ulëz – Shkopet” sh.a., me vlerë 57,500,000 euro.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratën me kandidatin fitues, shoqërinë “Kurum International” sh.a.
4. Ngarkohet Ministria e Financave, që, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të bëjë identifikimin e vlerës së TVSH-së së rimbursueshme për shoqërinë “Kurum International” sh.a., përpara nënshkrimit të kontratës.
5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Ketu mund te lexoni raportin e plote.

energjia.al, 30.01.2013