Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e Mjedisit zhvilloi analizen e punes per vitin 2012

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, zhvilloi dje analizën e punës së MMPAU për vitin 2012. Në një konferencë për shtyp para mediave, zoti Mediu, theksoi arritjet dhe realizimet gjatë këtij viti, të cilat ishin shumëplanëshe, si në fushën e legjislacionit, në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, por edhe përsa i përket kontrollit dhe inspektimeve në terren. Gjatë fjalës së tij, ministri Mediu nënvizoi se për të çuar akoma më përpara zhvillimet mjedisore, në Shqipëri, duhet një bashkëpunim akoma edhe më konkret mes institucioneve, por kryesisht nga pushteti lokal, i cili duhet të zbatojë përgjegjësitë ligjore në këtë fushë.
Më gjerësisht, ministri Mediu u shpreh:
Të nderuar Perfaqësues të Medias;
Zonja dhe zotërinj,
Së pari dua t’ju falenderoj dhe tu uroj suksese te gjithe Juve per vitin 2013 dhe njekohesisht per kontributin qe Ju keni dhene duke  vleresuar ato cka jane bere ne fushen e mjedisit, pyjeve dhe ujrave  pse jo edhe  per te adresuar probleme ndaj atyre ceshtjeve per te cilat do te duhej te beheshin me mire. Ne kete konference per shtyp  dua te paraqes ne menyre te permbledhur ato cfar kemi bere dhe cilat jane objektivat tona per kete vit.
Objektivat kryesore te punes se ministrise  per vitin 2012 kane qene:
Thellimin e procesit te perfarimit te legjislacionit ne raport me direktivat e BE-se per fushat e mjedisit, pyjeve, ujerave dhe peshkimit.
Forcimi  dhe rritja e kapaciteteve institucionale per permbushjen e objektivave politik ( ne nivelk ministrie dhe te institucioneve te vartesise).
Bashkepunimi nderkombetar, rajonal dhe nderkufitar.
Hartimi dhe zbatimi i projekteve ne fushen e Mjedisit , Pyjeve dhe Ujerave.
Permbushja e detyrimeve ne kuader te marrveshjes per integrimin evendit ne BE .
I- Thellimin e procesit te perfarimit te legjislacionit ne raport me direktivat e BE-se per fushat e mjedisit, pyjeve, ujerave dhe peshkimit ka qene objektivi kryesor i yni  per vitin qe lame pas. Ky legjislacion kryesisht i perket legjislacionit horizontal.  Ai perbehet nga 54 akte ligjore dhe nenligjore (6 Ligje;  22  VKM dhe 14 Urdhera dhe  Udhezime). Ne fazen e shqyrtimit dhe miratimit nga Ministrite e linjes dhe Keshilli i Ministrave jane edhe 12 VKM te tjera.  

Nder to mund te permenden si me te rendesishem ligji per ujerat dhe nje pakete e plote nenligjore per zbatimin e ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve ( VKM per vajrat e perdorura, VKM per landfillet, VKM per mbetjet elektrike, VKM per mbetjet nga Makinat ne fund te jetes, VKM per baterite dhe akumulatoret etj.)  

Sa in takon vajrave te perdorura, dua te theksoj se ato  jane nder ndotesit me te medhej  dhe nga vleresimet ne terren rezulton se ato jane ndotes te rrezikshem te ujerave nentokesore, siperfaqesore dhe tokes ne vecanti. Ne zbatim te ketij vendimi ministria ka nxjerre dhe nje urdher te vecante i cili synon disiplinimin e menaxhimit te tyre, evidentimin e subjekteve qe gjenerojne vajra te perdorura, kushtet e grumbullimit, trajtimit dhe rikuperimit te tyre, impiantet e perpunimit dhe rikuperimit etj. Pjese e procesit te hartimit te kuadrit ligjor  eshte padyshim dhe hartimi i 14 vendimeve te qeverise per trasferimin e pyjeve dhe kullotave ne njesite e qeverisjes vendore si pjese e reformes ne sektorin e pyjeve.

II-Forcimi  institucional dhe arritje te tjera ne nivel kombetar.

Ky objektiv lidhet ngushte me rritjen e eficences se zbatimit te legjislacionit ne fushat qe mbulon ministria dhe permbushjen e objektivave prioritare te ministrise. Nuk mjafton vetem hartimi i legjislacionit por edhe zbatimin i tyre dhe ne kete drejtim ka nje rol te pa zevendesueshem forcimi i institucioneve dhe rritja e kapaciteteve te tyre per implementimin e legjislacionit dhe politikave te ndryshme te ministrise.

Nder to mund te permenden :

·         Riorganizimi i Agjencise Kombetare te Mjedisit dhe ristrukturimi i plote i saj. Numri i punonjesve u rrit nga 47 ne  62 punonjes. Agjencia merr tashme kopetenca lidhur me lejet ne mjedis dhe vleresimin e ndikimit ne mjedis.

·         Fuqizimi  i strukturave te Agjencive Rajonale te Mjedisit.  Numri i punonjesve eshte rritur nga  80 ne  177,  si dhe  eshte bere riorganizmi dhe trenimi i punonjesve, duke krijuar struktura te ndara per kontrollin dhe strukturat teknike

·         Fuqizimi i struktures se ekstensionit ne pyje dhe i agjencive te baseneve te ujerave si dhe i administrates se Zonave te Mbrojtura. Per vitin 2012 U krijuan 33 njesi te ekstensionit ne shkalle vendi me rreth 130  punonjes.

·         Vazhdimi i procesit te trasferimit te pyjeve ne njesite e qeverisjes vendore. Per vitin 2012 jane trasferuar mbi 35 mije ha pyje dhe kullota. Procesi vazhdon.

·         Rritja e siperfaqes se zonave te mbrojtura nga 13% ne 15.8% te territorit. Kjo shifer eshte nje nder me te lartat ne rajon. Ministria ka ne proces hartimi 12 plane te menaxhimit te zonave te mbrojtura.

·         Monitorimi i mjedisit dhe parandalimi i degradimit te tij. Per vitin 2012 u kontraktuan 6 institucione per monitorimin e cilesise se ajrit, ujerave, biodiversitetit, tokes etj. Cilesia e ajrit ne Tirane ka tendence permiresimi ne raport me vitin 2011. Jane kryer mbi 700 mije euro investime ne stacionet e monitorimit dhe te infratsruktures se monitorimit te mjedisit.

·         Forcimi i kontrollit ne pyje, peshkim, mjedis dhe ujera ka qene nje tjeter drejtim i pues se ministrise per vitin 2012. Ne mjedis jane ndeshkuar mbi 270 subjekte,  75 prej tyre jane pezulluar. Ne pyje jane ndeshkuar 175 subjekte dhe ne peshkim jane bllokuar 12 anije peshkimi dhe jane ndeshkuar 35 subjekte.

·         Konsultim me publikun dhe grupet e interesit per cdo iniciative ligjore dhe dokumenta te tjere strategjik dhe politike ka qene prioritet i punes se ministrise.

·         Menaxhimi i integruar i mbetjeve ka qene nje tjeter drejtim  dhe objektiv i punes se ministrise. Gjate vitit,  puna eshte perqendruar si ne drejtim te rritjes se kontrolleve dhe te hartimin te planeve lokale te menaxhimit te mbetjeve. Ajo qe konstatohet nga ky vleresim  mund te themi se ndersa ka progres ne drejtim te menaxhimit ne nivel qendror shihet se ende pushteti vendor si aktori kryesor ne menaxhimin e mbetjeve qe gjenerohen ne territorin e tyre nuk po jep shenja te nje pergjegjshmerie institucionale dhe ligjore.

Ministria gjate vitit 2012 ka dhene vetem 6 leje importi, 19 leje eksporti dhe vetem tre leje te kalimit tranzit te mbetjeve. Importi ka qene kryesisht per mbetjet metalike dhe vetem dy leje per riciklim plastike. Vleresuar ne kete aspekt mund te themi se politikat jane te qarta per te nxitur perpunimin, riciklimin dhe eksportimin e mbetjeve duke siguruar keshtu te ardhura per vendin dhe vende pune te reja.

Njekohesiht per te rritur cilesine e skrapit metalik qe importohet per qellime riciklimi ministria ka ndermarre iniciativen per implementimin e rregullores se BE-se qe trajton statusin kur mbetjet e skrapit metalik pushon se qenuri mbetje kur ai ka nje cilesi mbi 95%.  Zbatimi i kesaj rregullore ne praktiken  do te rrise ndjeshem impaktin pozitiv ne mjedis dhe perpunimin dhe importimin e skrapeve ne cilesi te larte.

III- Bashkepunimi nderkombetar, rajonal dhe nderkufitar:

Viti 2012 perben nje vit me shume aktivitete ne kuadrin nderkombetar nder to mund te permenden:

·         Bashkepunimi me BE ne kuader te programit IPA kombetare, nderkufitare dhe rajonale;

·         Bashkepunimi per basenin e drinit midis Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise dhe Greqise ( Drini dialog) , dhe fillimi i projektit te financuar nga GEF ( 4 Mil Dollare),

·         Bashkepunimi me Maqedonine ne kuader te menaxhimit te qendrueshem te liqenit te Ohrid dhe Greqine per shpalljen biosfere rezerve te prespes dhe Ohrit etj;

·         Bashkepunimi rajonal per ndryshimet klimatike dhe organizimi i konferences rajonale me pjesmarrjen e vendeve te rajonit si dhe Turqise dhe Cekise.

·         Bashkepunimi me Italine ne fushen e ujerave detare dhe projekteve IPA Adriatica;

·         Bashkepunimi me Turqine per krijimin e fidanishteve kombetare etj., ne pyje me qellim organizimin e aksioneve kombetare  per mbjellejet ne pyje dhe rritjen e siperfaqeve te gjelbera.

IV- Marrveshjet nder institucionale, rajonale dhe nderkombetare.  

Viti 2012 ka qene njekohesisht nje vit  me nje aktivitet te gjere ne fushen e  neshkrimit apo ratifikimit te nje sere marrveshjeve rajonale dhe institucionale. Nder to mund te permendim:

·         Protokolli shtese i Nagoja- Kuala Lumpurit  per pergjegjsite dhe demshperblimet ne kuader te protokollit te kartagjenes

·         Protokolli i  Nagoja per larmine biologjike;

·         MoU me qeverine e shteteve te Bashkuara te Amerikes per bashkepunimin  ne fushen e ndryshimeve klimatike dhe emetimet e  uleta te karbonit;

·         Marrveshja per statusin e  REC ( zyres rajonale te mjedisit) , shqiperi;

·         MoU me universitetin POLIS , per bashkepunimin ne fushen e mjedisit,

V- Hartimi dhe zbatimi i projekteve ne fushen e Mjedisit , Pyjeve, Ujerave dhe Peshkimit:

Projektet jane nje mekanizem i fuqishem per permbushjen e objektivave politike. Ministria per vitin 2012 zbatoi nje sere projektesh ne shumen mbi 8  Mil.Dollare per fushat si me poshte:

    Ne sektorin e Pyjeve, projekte ne shumen mbi 2.5 Mil. Dollare;
    Ne fushen e Mjedisit, projekte ne shumen 4 Mil.  Dollare;
    Ne fushen e ujerave dhe peshkimit,  projekte ne shumen 1.7 Mil.Dollare

Po ashtu gjate vitit 2012 jane negocuar dhe miratuar nje sere projektesh kombetare dhe rajonale qe fillojne ne vitin 2013 dhe  qe kapin shumen totale 76.5 Mil.Dollare si me poshte:

    Projekte per pyjet  dhe sherbimet ne eksosistemet pyjore ne shumen 25 Mil.Dollare;
    Projekte per ujerat, permbytjet dhe erozionin ne shumen 32 Mil Dollare
    Projekti per biodiversitetin ne shumen 7.5 Milion Dollare
    Projekti per peshkimin ne shumen 12.172  Mil. Dollare

Ne menyre me te detajuar:

·         Projekte te financuara nga Qeveria Gjermane per Ujerat, Biodiversitetin  dhe ndryshimet klimatike dhe zbatuar nga KfË dhe GIZ ne shume 6  Mil. Euro;

·         Projekte te financuara nga qeveria Italiane dhe zbatuar nga IUCN, per zonat e mbrojtura ne shumen 2 Mil. Euro;

·         Projekte ne kuader te programit IPA kombetare dhe IPA nderkufitare ne vleren 6 Mil.Euro; (SELEA, CEMSA);

·         Projekti i Portit te Peshkimit me banken Islamike, 12.176 Mil. Dollare, parashikohet te perfundoje ne 2014;

·         Projekti i sherbimeve ne ekosistem fillon 2013, ne shumen  25 Mil Dollare, ( GEF dhe IDA);

·         Projekti rajonal per menaxhimin  e rreziqeve natyrore financuar nga GEF dhe BB ne shumen 27 Mil Dollare; fillon 2013;

·         Projekti Rajonal per menaxhimin e integruar te Zones Bregdetare financuar nga GEF dhe UNEP ne shumen 9.2 Mil .Dollare, fillon 2013.  

Prioritete te Ministrise per vitin 2013:

·         Perafrimi i legjislacionit  duke u fokusuar ne legjislacionin horizontal. Prioritet mbetet  legjislacioni horizontal per zbatimin e ligjit per mbrojtjen e mjedisit, ligji per ujerat dhe ligji per peshkimin. Nder ligjet kryesore qe do hartoje ministria per kete vit eshte ai per pyjet dhe kullotat.

·         Forcimi dhe rritja e kapaciteteve te institucioneve te vartesise  per zbatimin e ligjit mbetet perseri prioritet i punes  e ministrise per kete vit.

·         Ne vitin ne vazhdim do te ristrukturohet plotesisht  inspektoriati shteteror i mjedisit, pyjeve, ujerave  dhe peshkimit. Ky inspektorat do te jete nje trupe e vetme dhe ne perberje te inspektoratit shteteror. Per kete qellim do te kete nje riorganizim te plote te ketij sherbimi.

·         Nje tjeter drejtim i punes se ministrise do te jete dhe riorganzimi i ARM dhe vazhdimi i  fuqizimit te Agjencise Kombetare te Mjedisit, duke synyar futjen e ketij institucioni ne eficence te plote ne gjashtmujorin e pare te ketij viti.

·         Agjencite e baseneve te ujit do ti nenshtrohen gjithashtu nje reforme ne organizim dhe funksionim duke synuar rritjen e rolit dhe te pergjegjesive te tyre.

·         Nje tjeter drejtim i punes se minsitrise do te jete dhe riorganizimi dhe fuqizimi i administrates se zonave te mbrojtura  me qellim miremenaxhimin e qednrueshem te tyre.

·         Forcimi i bashkepunimin nderkombetar, rajonal dhe nderkufitar, ashtu sic u theksua edhe me lart perben  nje prioritet te punes se minsitrise. Ky bashkepunim do te fokusohet ne ceshtje kryesore qe lidhen me menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore si ujrat, biodiversitetin dhe pyjet;

·         Monitorimi i mjedisit dhe adresimi i problematikes se ndotjes mjedisore do te jete  gjithastu ne qender te aktiviteteve te ministrise per kete vit.

·         Hartimi i planeve rajonale te menaxhimit te integruar te mbetjeve,  te baseneve te ujerave dhe  te pyjeve.

·         Vazhdimi i konsultimit dhe trasparencen me publikun do te jete nje prioritet i MMPAU edhe per vitin 2013 dhe shpresoj te takohemi shpesh se bashku per tu informuar mbi ceshtje te dnryshme  te poltikave te kesaj ministrie.

·         Dhe se fundmi ceshtjet qe lidhen me politikat e integrimit europian jane dhe do te mbeten prioritet  i punes se kesaj ministrie.  
Ju Faleminderit dhe suksese.

energjia.al, 18.01.2013