Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama lajthit: Kurum-i mos t’i bleje 4 HEC-et (Koment i Portalit)

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar dje paradite një bashkëbisedim me gazetarët, me të cilët ka diskutuar për situatën e rënduar ekonomike dhe sociale, si dhe për planin e opozitës për ta ndryshuar këtë gjendje me të ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Kriza energjetike. E dëgjuat vetë me veshët tuaj se çfarë u tha për CEZ-in. A thua se ishte një banak për të shitur qofte përpara Kryeministrisë dhe qoftexhiu nuk arriti dot të mbijetojë. Dhe ministri shprehu dhe keqardhjen. Ja dhamë banakun, tha, shiti sa mundi dhe iku. Ndërkohë që sot jemi në kushtet e një shitjeje të 4 hidrocentraleve. Ka pasur shumë shitje të papërgjegjshme të pasurisë së përbashkët, pasurisë publike, por kjo besoj se është me e papërgjegjshmja ndër to, sepse është shitja e katër aseteve fitimprurëse për shtetin. Ne e përsëris do t’i zmbrapsim këto katër hidrocentrale nga duart e privatit tek duart e publikut përsëri. Dhe unë ja përsëris kompanisë të mos i blejë këto katër hidrocentrale. Është një privatizim që do ta zmbrapsim. Ne nuk mund të lejojmë, që një pasuri publike, asete të publikut që janë fitimprurëse dhe për të cilat janë investuar së fundmi paratë e shqiptarëve, të shiten. Si të shiten? Pse të shiten? Privatizimi ka sens, kur shteti nuk arrin dot ta menaxhojë në mënyrë të efektshme një aset. Privatizimi nuk ka sens kur aseti funksionon. Për ç’arsye duhet t’i kalojë privatit. Për ç’arsye ne duhet pastaj t’i shtrijmë dorën këtij privati për energjinë që duhet për të furnizuar publikun.

energjia.al, 14.01.2013

Koment i energjia.al

Portali i Energjise eshte 100% dakort me te gjithe ekspertet qe shprehen se asetet publike me fitim nuk duhen privatizuar, sidomos ne rastin e 4 HEC-eve. Theksohet se privatizimet jane me interes vetem nese kompania publike keqmenaxhohet dhe ne rastin e privatizimeve strategjike, me synim reformimin e atij sektori. Sidoqofte, NE ASNJE RAST nuk duhet stimuluar ideja e kercenimit te investitoreve te huaj ne rastin e mosmarreveshjeve me vendimet e qeverise, sepse ekziston rreziku qe asnje investitor serioz nuk do te investoje me tej. Portali i Energjise shpreh mendimin e tij te qendrueshem se lufta politike behet ne parlament dhe se duhen perkrahur te gjithe investitoret e huaj dhe vendas, te cilet jane promotoret e zhvillimit te vendit.