Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Deshtimet e METE-s ne 2012!

METE eshte e vetmja ministri e rendesishme qe nuk ka bere transparencen e realizimit te objektivave per 2012. Kete konference e kane zhvilluar deri tani Kryeministria si dhe 8 ministri:
– Kryeministria
– Ministria e Financave
– e Transporteve
– e Mbrojtjes
– e Shendetesise
– e Arsimit
– e Drejtesise
– e Punes
– e Bujqesise
Ministria e Zhvillimit Ekonomik (Kosove)
etj.
Kjo vleresohet se eshte konferenca me e rendesishme e vitit, ku paraqitet realizimi i objektivave te vitit ne vazhdim (pra 2012) dhe prioritetet e vitit qe vjen (ne kete rast 2013). Vihet ne dukje se Ministria respektive e Kosoves e ka mbajtur kete konference ne fund te 2012, ku ka paraqitur me detaje te shumta realizimin e objektivave te 2012 dhe prioritetet e 2013.
Ne nje arsyet kryesore qe mendohet se nuk eshte mbajtur kjo konference nga METE eshte deshtimi flagrant me disa nga ceshtjet me kryesore:

Privatizimet
Privatizimi i shoqerise publike Albpetrol u kthye ne bumerang; nga nje sukses ne dukje spektakolar u kthye ne nje deshtim po aq spektakolar. Vete Ministri Bode ne konferencen e fundvitit deklaroi se ka filluar procedura e marrjes se garancise prej 85 milion euro, leshuar nga banka amerikane. Nuk eshte aspak cudi qe ky informacion nuk erdhi nga METE, megjithese deklaratat e vageta te Kryetarit te Komisionit Z. Dervishaj, por erdhi nga Ministria e Financave e cila eshte ne kerkim te ethshem per … para. Gjithashtu dhe privatizimi i 4 HEC-eve, mbasi u shty 4 here, u realizua me nje vlere mjaft nen ate te deshiruar; 109.5 milion nga 150 milion euro te synuara. Per me teper dhe fati aktual i ARMO-s nuk dihet akoma, duke pasur parasysh mjegullnajen qe ekziston lidhur me plotesimin e kushteve te ketij privatizimi. Theksohet se tek ARMO shteti shqiptar eshte akoma aksioner nepermjet METE-s.

CEZ Shperndarje
Menaxhimi totalisht i gabuar i shperndarjes se energjise e ka sjelle sektorin ne nje kolaps financiar dhe operacional. Veprimet dhe mosveprimet e METE-s i kane shkaktuar plage te renda sektorit te shperndarjes, duke mos aplikuar te drejten e saj si aksioner. Veprimet e fundit kane qene me shume coroditese dhe aspak reformuese, ne baze te parimit “mbasi bie zjarri, atehere ta shuajme” dhe nuk kane pasur synime parandaluese. METE duket se nuk ka perceptuar akoma demin qe i eshte bere Shqiperise ne opinionin nderkombetar nga ikja e CEZ-it, dem i cili pritet qe te qartesohet shume shpejt. E vetmja zgjidhje pritet qe te vije nga Arbitrazhi Nderkombetar, ku sipas gjasave shteti shqiptar do te humbase.

Koncesionet
Menaxhimi i koncesioneve te pasurive natyrore eshte bere ne menyren me te keqe; nga minierat ku nuk dihet sa jane licensuar dhe sa jo, me aksidente te vazhdueshme me pasoje vdekje dhe mos kontroll te realizimit te kushteve koncesionare. Nga minierat tek nafta, ku vetem Bankers eshte realisht ne pune; te tjerat jane ose prodhojne sasi minimale ose jane akoma ne fazen e shpimeve, pa pasur nje tablo te qarte te realizimit te kushte te kontratave. Nje nga kompanite, Sky Petroleum kerkon 1 miliard dollare ne Arbitrazhin Nderkombetar, per shkak te procedurave jo korrekte te heqjes se licenses nga AKBN. Dhe tashme vijme te deshtimi me skandaloz: licensimi pa kriter i kompanive askpak te specializuara per ndertimin e HEC-eve. Tashme nuk ka ngeluar asnje person afer politikes dhe me financime jo serioze qe nuk ka marre leje koncesionare per ndertimin e HEC-eve. Nga 443 HEC-e qe ka premtuar Kryeministri, tashme jane dhene licensa per me shume se 100 te tilla por problemi kryesor eshte e ardhmja jo e sigurte e sektorit. Borxhet e ndersjellta KESH – CEZ – OST dhe HEC-e private e kane futur sektorin ne nje rreth vicioz, ku zgjidhja do te jete me pasoja shume serioze.

energjia.al, 15.01.2013