Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saraçini inauguroi nenstacionin e ri në Sllupçan, investim prej 6 milion denarë

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini sot zhvilloi vizitë pune në komunën e Likovës, me ç’rast së bashku me kryetarin e komunës Sadulla Duraku, përfaqësuesin e kompanisë EVN Maqedoni, Lirim Sulejmani dhe deputetin Rexhail Ismaili në mënyrë solemne lëshuan në përdorim nënstacionin e ri prej 400kVa në fshatin Sllupçan, i cili do të mundësojë furnizim më të besueshëm të energjisë elektrike për banorët dhe kompleksin industrial në Sllupçan.
Pas lëshimit në përdorim të nënstacionit të ri ministri Saraçini tha se është i lumtur që pas kontakteve të shumta me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe të kompanisë EVN-Maqedoni u arrit pajtim që ai të ndërtohet,  pasi që kjo ishte kërkesë 15 vjeçare e banorëve të kësaj ane dhe sidomos e afaristëve vendas.
‘Nënstacioni i ri në komunën e Likovës është një investim prej 6 milion denarësh, dhe i njeti do të siguron furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për banorët, por edhe për kompanitë që operojnë në këtë rajon. Kompanitë, ashtu siç edhe kërkuan afaristët nga komuna e Likovës do të kenë kushte për funksionimin e tyre normal, dhe kushte për hapjen e bizneseve të  reja, që  është e një rëndësie të madhe për këtë rajon’ deklaroi ministri Saraçini.
Kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku tha se komuna që drejton ai ka përmbushur edhe këtë kërkesë të afaristëe vendas, ashtu siç edhe u kishte premtuar.
Përfaqësuesi i EVN-Maqedoni Lirim Sulejmani tha se ky nënstacion përveç se do të bëjë furnizim të sigurt tek përdoruesit e përhershëm, mundëson edhe lidhjen e rrjetit të ri tregtar tek rrjeti i shpërndarjes, që do të mundësojë zhvillimin industrial të rajonit.
Ai gjithashtu premtoi se EVN Maqedoni edhe gjatë vitit 2013-të do të vazhdojë me investimet e saja në shpërndarjen e rrjetit në rajonin e Kumanovës dhe Likovës në mënyrë që të përmirësohen tensionet dhe siguria e furnizimit të energjisë elektrike.

energjia.al, 21.12.2012