Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Shtrenjtohen derivatet për 0,5 denar

Edhe kjo fillimjavë do të nisë me lajmin për shtrenjtimin e derivateve të naftës.
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka vendosur sot të shtrenjtojë nga mesnata çmimet e derivateve për gjysmë denari.
Sipas vendimit të KRRE-së, benzina EuroSuper BS-95 do të shitet për 80,50 den për litër, EuroSuper BS-98 për 82,00 den për litër, kurse EuroDizel do të shitet për 73 den për litër.
Nga KRRE arsyetojnë shtrenjtimin me çmimin e naftës së papërpunuar në tregun botëror, në dy javët e shkuara.

www.zhurnal.mk, 03.12.2012