Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Lirohen benzinat për 4,5 denarë

Benzinat do të lirohen prej mesnatës së sotme për 4,5 denarë, kurse çmimi i dizelit do të shkurtohet për 1,5 denarë.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, benzina EuroSuper 95 do të shitet për 78,5 denarë, kurse EuroSuper 98 do të ketë çmim prej 80,5 denarë për litër.
EuroDizeli do të shitet ndërkaq për 72 denarë për litër, vaji për amvisëri 60,5 denarë për litër, kurse mazuti do jetë 42,4 denarë për kilogram.
Lirimi i karburanteve vjen si pasojë e rënies së çmimit të naftës së papërpunuar për 4,93 për qind në bursat botërore.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 05.11.2012