Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama takon fermerët e Divjakës, premton subvencion për makineritë dhe naftën

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vijuar turin e takimeve në zonat rurale të vendit. Rama i shoqëruar edhe nga sekretari për programin, Ilir Beqja vizitoi Divjakën në rrethin e Lushnjes.
Në takimin me liderin e së majtës, fermerët u shprehen të shqetësuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti. Ata ngritën shqetësimin e mungesës së infrastrukturës, si mungesë e subvencioneve si dhe mosfunksionimin e sistemeve vaditëse, ndërsa në fjalën e tij Rama theksoi se shteti e ka braktisur prej kohësh fshatin, duke e lënë në mëshirë të fatit.
“Duhet subvencion, pasi solari është 1 120 lekë të vjetra, këtu kaldaja harxhon 1 ton gjatë natës, kosot është e lartë dhe nuk ka interes”,- deklaroi një fermer.
“Këtu është edhe problemi i ujitjes, kanalizime nuk ka, pompa tek hidrovori atje nuk punon fare. Gjithë fshatarët bëjnë puse me shpime. Nuk ka rrugë tjetër ndryshe nuk bëhet prodhimi fare”,- tha një tjetër fermer.
“Këtu ne do bëjmë një investim masiv që ta rimëkëmbin gjithë sistemin në bazë të një inventari që kemi detajuar. E dyta është kostoja, është e pamundur sot që një serë me një investim kaq të rëndësishëm , ku vetëm toka ka kushtuar 210 milionë lekë, të mbillet vetëm me lakra se nuk përballohet kostoja e naftës, është shëmbëlltyra e falimentimit, jo për faj të fermerëve që punojnë këtu, por për faj të shtetit që e ka braktisur fshatin. Ulja e kostos së prodhimit duke iu mbështetur për naftën dhe për imputet për makineritë bujqësore, dhe e treta është nxjerrjes së prodhimeve në treg”,- deklaroi kryesocialisti.
Rama theksoi se në programin për një “Rilindje Shqiptare”, i jepet zgjidhje zgjidhje problemit që kanë fermerët. Sipas tij me ardhjen e socialistëve në qeverisje fermerët do të përfitojnë subvencione për makineritë dhe naftën, ndërkohë që do u sigurojë treg për produktet e prodhuara.

www.balkanweb.com, 22.10.2012