Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Benzina shtrenjtohet për 2,5, ndërsa dizeli për 1,5 denarë për litë

Benzina prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 2,5 denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të derivateve të naftës të rafineruara dhe çmimeve me pakicë mesatarisht për 3,45  gjegjësisht për 2,43 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 arrin 88,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BC-98  do të shitet për 90 denarë për litër. Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të arrijë 74,5, ndërsa vaji Ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 63 denarë për litër.
Me vendimin të KRRE-së për 1.042 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 47,237 denarë për kilogram.
Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës  nga KRRE   theksojnë çmimin mesatar më të lartë për 5,07 për qind  të naftës së papërpunuar në 14 ditët e kaluara dhe për 1,16 për qind  kursin më të ulët  të dollarit  në krahasim me denarin. 

www.zhurnal.mk, 27.08.2012